Shenjat e horoskopit që vdesin të bëjnë thashetheme!

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 17:27
Shenjat e horoskopit që vdesin të bëjnë thashetheme!

Edhe nëse të premton e të siguron që nga goja e tij nuk do të dalë gjysmë fjale, nëse i përket një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut, e keni të kotë. Sapo të largohet nga ju, do të përhapë lajmin.

Pesë shenjat e mëposhtme të horoskopit mbahen si thashethemexhinjtë më të mëdhenj.

Shigjetari

Kur përhap një sekret, nuk e bën nga dashakeqësia, por sepse Shigjetarit i flet goja para mendjes.

Dashi

Nëse Dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj, por në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij, me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, Dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.

Gaforrja

Mund të duken të paqta, të qeta, sikur dhe një mize kanë frikë t’i bëjnë keq. Por Gaforret janë thashethemexhie.Nëse një Gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.

Binjakët

Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni dhe u thoni një sekret Ninjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.

Peshorja

Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti nuk e humbet këtë të fundit, dhe përpiqet të fitojë besimin e të tjerëve duke u dhënë shumë informacion.

(Kosova Sot Online)