Lexoni edhe:
Këto shenja të horoskopit nuk e durojnë dot njëra-tjetrën!
Një dush me ujë të ftohtë në mes të dimrit është ankthi më i keq i pothuajse të gjithë njerëzve, mirëpo kjo nuk mund të thuhet edhe për Miranda Kerr-in, që bën dush me ujë të ftohtë, për ta rigjallëruar lëkurën e saj. Supermodelja australiane i ka zbuluar sekretet e pazakonta të rutinës së saj të bukurisë, që fillojnë nga trajtimi i qafës me balsam mente deri tek mbajtja e saunës me rreze infrared nën shtrat. Ish-modelja e 'Victoria's Secret' ka folur për regjimin e saj në fushën e shëndetit dhe bukurisë, duke iu treguar të gjithëve që sekretet e saj nuk janë vetëm lëngjet dhe joga.
Këto shenja të horoskopit nuk e durojnë dot njëra-tjetrën!Lexoni edhe:
"Dushi i ftohtë, pas dushit me ujë të ngrohtë, ndikon në shëndetin e lëkurës së kokës dhe asaj të fytyrës dhe më ndihmon të këndellem. Këtë e bëj edhe gjatë dimrit vetëm se më duhet të sigurohem që i kam rrobat afër, që t'i vesh menjëherë pasi që të dalë nga dushi", ka thënë ajo teksa ka folur për shprehinë e trajtimit të lëkurës me ujë të ftohtë. Pjesa më e madhe e rutinës së saj të bukurisë zhvillohet në shtëpinë e saj luksoze në Malibu, ku ajo e mban një saunë infrared, nën shtrat. Saunat me rreze infra të kuqe besohet të kenë efekt në parandalimin e shfaqjes së shenjave të pleqërisë së parakohshme si dhe ndihmon në detoksikimin e trupit dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut si dhe në humbje të peshës.
Ajo më herët kishte treguar që i pëlqente të konsumonte çaj të lulequmështit me qumësht të dhisë dhe sirup panje në vend të kafesë së zakonshme. Ajo më tutje ka shtuar që përdor një lloj masazhi të pazakontë, që përqendrohet në pikat kryesore të presionit, duke i ndihmuar asaj të çlirohet pas ndonjë dite të lodhshme. Kerr më herët ka thënë që është në dijeni të vajit të kokosit, meditimit dhe lëngut të gjelbër.
(Kosova Sot Online)