S’iu del gjë nga xhepi! 3 shenjat më kursimtare të horoskopit!

  • G.G /
  • 26 August 2020 - 10:20
S’iu del gjë nga xhepi! 3 shenjat më kursimtare të horoskopit!

Ekziston një shprehje shumë e bukur shqiptare, që thotë ”I bëre lekët rrush e kumbulla” , tek e cila e gjejmë veten të gjithë herë pas here. Epo në fakt jo të gjithë!

Për 3 shenjat e mëposhtme të horoskopit, duket sikur kursimi është arma e tyre më e fortë. Yjet arrijnë të kontrollojnë xhepat e gjithësecilit, por jo vetëm, edhe arkat e kursimit:

1.Virgjëresha: Virgjëreshat janë llogaritare të lindura. Nuk kanë nevojë për laps e letër apo makinë llogaritëse pasi kanë gjithçka të programuar në kokë. U pëlqen jeta e mirë, të ushqehen mirë, të udhëtojnë, por sakaq i mbajnë këmbët të shtrënguara fort pas realitetit. Jo gjithmonë mund t’i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj zgjedhin më mirë të kursejnë.

2.Demi: Marrëdhënia e demit me paratë është marrëdhënie e përbashkët utilitare, demi përdor paratë..por dhe paratë përdorin demin. Për ta kursimi nuk është thjesht heqje dorë nga ndonjë kënaqësi e momentit, por një investim i mirë për të ardhmen. Kursejnë në masë të moderuar, duke kënaqur njëkohësisht nevojat e së tashmes dhe planet për të ardhmen.

3.Bricjapi: Bricjapi është një ndër shenjat më punëtore të zodiakut. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo rrisk që mund t’u kanoset tani ose në të ardhmen, punojnë fort dhe mendojnë edhe për ditët e vështira. Motoja e një bricjapi është “ puno fort, për të pasur qëndrueshmëri”. Ndonjëherë i mërzisin të tjerët, me fiksimin që kanë për punën e tyre, por kjo i ndihmon ata të kursejnë mirë dhe të mos shpenzojnë për gjëra pa vlerë.

(Kosova Sot Online)