Maska kundër plakjes

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 12:27
Maska kundër plakjes

Nuk keni pse të shpenzoni shumë pasuri për preparatet kozmetike për zbutjen e rrudhave, mundeni edhe vetë të përgatitni preparat efikas për fytyrë, përmes të cilit do t'i zbutni rrudhat dhe shenjat e plakjes.

PËRBËRËSIT

 4 lugë vazelinë 2 lugë mjaltë 2 të kuqtë e vezës 2 lugë vaj ulliri ose bademi.

PËRGATITJA

 Vazelinën e tretni në avullin e ujit për t'u bërë i lëngshëm. Më pas i shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. Maskën për fytyrë e vendosni dhe e mbani për rreth dy orë, e më pas e hiqni duke përdorur një peshqir të lagur. Shpejt do t'i vëreni rezultatet pozitive, e rrudhat do të pakësohen brenda javës.

(Kosova Sot Online)