Maska me avokado, për flokë shkëlqyes dhe të shëndetshëm

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 10:07
Maska me avokado, për flokë shkëlqyes dhe të shëndetshëm

Provojeni maskën e jashtëzakonshme me avokado për flokë, e cila do t'ua kthejë jetën flokëve të dëmtuar Avokado është një pemë plot me vitamina E dhe B dhe ka veti të fuqishme hidratuese, prandaj flokët tuaj, pas përdorimit të kësaj maske, do të shkëlqejnë si kurrë më parë. Përpos kësaj, ajo është e lirë dhe nuk përmban konservues.

ÇKA JU NEVOJITET?

1 avokado; - 1 vezë; - vaj ulliri.

SI TË PËRGATITET?

1. Ndrydheni një gjysmë avokadoje në një enë.

2. Shtojeni një të kuq të vezës dhe përziejeni mirë.

3. Në këtë përzierje shtojeni edhe një lugë të vogël vaj ulliri dhe përsëri përziejeni.

SI TË VENDOSET?

Vendoseni në mënyrë unike këtë maskë në flokë, e më pas mbështillni flokët me qese apo fletë të plastikës, në mënyrë që nxehtësia ta rritë ndikimin. Nëse nuk ju pëlqen kjo procedurë, atëherë lëreni maskën që të veprojë pa mbuluar. Pas 30 minutash shpëlani mirë flokët dhe terni si të doni, me tharëse, apo në mënyrë të natyrshme.

(Kosova Sot Online)