Për të pasur një lëkurë dhe flokë të bukur nuk ka nevojë për shumë preparate të shtrenjta

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 15:42
Për të pasur një lëkurë dhe flokë të bukur nuk ka nevojë për shumë preparate të shtrenjta

Jennifer Aniston është një adhuruese e vazelinës, me të cilën lyen qerpikët.

Aktorja e famshme thekson se pas kësaj qerpikët e saj janë bërë më të fortë dhe më të trashë, duke i dhuruar shumë shkëlqim. Pos në qerpikë, ajo vazelinën e përdor edhe kundër plakjes, sepse ai është një ndër preparatet më të bukura në parandalimin e rrudhave përreth syve dhe gojës.

Victoria Beckham e adhuron maskën nga avokado dhe recetën vendore për kujdesin ndaj lëkurës.

Para gjumit kjo bukuroshe detyrimisht lyen duart me krem të yndyrshëm, vesh dorezat për t'u kujdesur ndaj tyre. 

Adriana Lima, sipas mendimit të shumicës, është një nga femrat më të bukura në botë

Ajo duket e mahnitshme, madje edhe pa grim. Pos bukurisë natyrale, ajo njihet edhe për bukurinë e flokëve. Fshehtësia gjendet në vajin e lirit, që ia ushqen flokët dhe ia bën të butë. Adriana po ashtu ka theksuar se ajo nuk i pastron flokët përditë, njëherë në javë, e herëve të tjera përdor shampon të tharë. 

Fshehtësia e dukjes së bukur të Angelina Jolie-së fshihet në ujë

 Aktorja për ditë pi së paku dy litra ujë, që i ndihmon në qitjen jashtë të helmeve dhe në hidratimin e lëkurës. Por, duhet pranuar se tek ajo rol të madh luan edhe gjenetika e përsosur.

(Kosova Sot Online)