Trendi i ri i ngjyrosjes

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 09:52
Trendi i ri i ngjyrosjes

Flokët si të foshnjës për vëllim më të madh Tashmë me siguri i dini të gjitha për stilet si 'balayage', 'ombre' dhe 'lowlight' dhe për teknika të ngjashme të shtimit të dimensionit dhe rëndësisë së flokëve me ngjyrë, por trendi më i ri në ngjyrosjen e flokëve thuhet se mund t'u ndihmojë femrave, të cilat kanë mungesë të vëllimit. Bëhet fjalë për stilin e quajtur 'babylight', përkatësisht flokëve si të foshnjës, të shndritur në mënyrë delikate dhe me pjesë të holla, të cilat duhet ta riprodhojnë efektin e flokëve që janë më të errët afër rrënjëve, e në vend të ngjyrosjes me dorë të lirë, përdoret teknika klasike me fleta alumini, me të cilat mbështillen pjesët e ndara të holla të flokëve.

Pjesët e shndritura të flokëve janë një trend i pazakontë i vjeshtës, por shumë sallone relevante të floktarisë momentalisht e aplikojnë shpesh. Nëse keni flokë të hollë, e nuk dëshironi ndryshim drastik të ngjyrës, ndoshta zgjidhjen për nevojat tuaja do ta gjeni në këtë teknikë momentalisht të popullarizuar. Nëse vendosni që t'i trajtoni me ngjyrë flokët e hollë, gjithsesi duhet që t'i mbroni, në mënyrë të duhur me kujdes të thellë.

(Kosova Sot Online)