Keni flokë të dobët dhe të thatë, të yndyrshëm dhe të thyeshëm lehtë, provojeni recetën natyrale që rigjallëron flokët

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 09:35
Keni flokë të dobët dhe të thatë, të yndyrshëm dhe të thyeshëm lehtë, provojeni recetën natyrale që rigjallëron flokët

Keni flokë të thatë dhe të dëmtuar, e pos kësaj ngjyrosja i dëmton edhe më shumë? Është e domosdoshme që flokëve të trajtuar kohë pas kohe t'ia ofroni një tretman ushqyes. Më së miri është t'ia siguroni përbërësit natyralë organikë. Në vijim ju paraqesim recetën ushqyese organike për kujdes të thellë për flokët e tharë dhe të dëmtuar.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

1 vezë, 1 banane, 3 lugë mjaltë, Gjysmë avokado, 1 lugë vaj ricinusi, 2 lugë vaj kokosi.

PËRGATITJA E MASKËS:

Në një tepsi prej qeramikës vendosni vezën. Nëse keni flokë të yndyrshëm vetëm të bardhët e vezës, nëse flokët janë të thatë dhe të thyeshëm, duhet vendosur të kuqtë e vezës. Vezët janë të pasura me proteina, aminoacide omega

Në tepsi më pas shtoni një banane. Kur ta përdorni bananen me qëllim për maskën për flokë, mos harroni se janë të ashpra, përmbajnë penj që dinë të mbesin nëpër flokë edhe pas pastrimit. Prandaj, pasi t'i keni bashkuar përbërësit, do të ishte mirë t'i fusni në blender, për të siguruar një masë homogjene. Banania, përveçse është e dobishme për përmirësimin e flokut, përdoret edhe kundër rënies së flokëve, ia kthen elasticitetin, shkëlqimin dhe nxit hidratimin e flokëve. Përmban kalium, që e forcon thellësinë e qimeve.

(Kosova Sot Online)