Moti i ftohtë po vjen: zgjidheni mënyrën e duhur për t'u kujdesur për lëkurën

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 11:24
Moti i ftohtë po vjen: zgjidheni mënyrën e duhur për t'u kujdesur për lëkurën

Pas verës së gjatë, diellit, të ngrohtit dhe faktorëve të tjerë, që kanë shkaktuar dehidrimin e lëkurës tuaj, erdhi vjeshta, tash edhe dimri, stinët që pritet të theksohen dëmtimet e shkaktuara gjatë verës. Lëkura e dehidruar, e lëshuar dhe jo elastike, është ajo që vërehet më së shpeshti në ditët e ftohta. Për këtë arsye, lëkura shpesh duket e lëshuar dhe me njolla. Pikërisht në këtë periudhë kohore lëkura është më e ndjeshmja, prandaj dhe ju këshillojmë kujdesin më adekuat. Nëse deri më tani nuk keni menduar për këtë, është momenti i duhur ta bëni planin taktik-teknik, të gjeni kozmetikën më të mirë për kujdes në ditët e ftohta që na presin.

Pa marrë parasysh se sa secila femër blen kozmetikë, buxheti nuk mjafton për të gjitha atë që nevojiten, e më e keqja është se shpeshherë nuk dihet se çfarë kërkojmë. Për të kursyer të hollat e për ta arritur kujdesin më të duhur, ju këshillojmë të praktikoni piling, efekti i të cilit depërton thellë në lëkurë, duke përmirësuar jo etëm lëkurën, por edhe cilësinë e saj. Po ashtu, ky kujdes lëkurës ia kthen butësinë, elasticitetin dhe shkëlqimin, si dhe merr një dukje të ripërtërirë .

KUJDESI PËR LËKURËN ME FARA TË KUNGULLIT

Një grusht fara të pastruara të kungullit i bluani sa më imët, e më pas ia shtoni edhe një lugë ajkë dhe dhjetë pika vaj ricinusi. Përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. Pilingun si ky duhet ta vendosni në fytyrën e pastruar paraprakisht, dekolte, qafë, e më pas e lini të veprojë për gjysmë ore. Në mënyrë që efekti të jetë më fortë, duhet të jeni të relaskuar dhe në pozitë të shtrirë. Në fund pilingun e hiqni me peshqir të butë, e shpëlani me ujë të vakët e më pas edhe me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot Online)