Shtatë mënyra, që këmbët tuaja të duken më të gjata dhe më të bukura!

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 10:08
Shtatë mënyra, që këmbët tuaja të duken më të gjata dhe më të bukura!

Gocat që janë të shkurtra e kuptojnë më mirë se kushdo se çfarë duhet të heqësh për tu dukur e gjatë.

Lind pyetja, nëse në foto mbarojmë punë me një efekt, çfarë të bëjmë në jetën reale për tu dukur e gjatë?

Më poshtë keni shtatë mënyra, që këmbët tuaja të duken më të gjata dhe më të bukura.

Zgjidhni veshje me shtrat të lartë
Veshjet me shtrat të lartë krijojnë iluzionin e këmbëve më të gjata. Kur veshjet kanë prerje me bel të lartë, duket sikur edhe këmbët janë më të gjata.

Mos e ndani ngjyrën e zezë
Ngjyra e zezë ju tregon më të dobët e më të gjatë, duke fshehur defektet në linjat tuaja.

Vishni pantallona dhe funde të shkurtra
Fundet dhe pantallonat e shkurtra bëjnë që këmbët tuaja të duken më të gjata, prandaj nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj.

Vishni këpucë më majë të hollë
Këpucët me majë, qofshin me taka apo të sheshta, krijojnë iluzionin e këmbëve më të gjata e të holla. Nëse keni këmbë të madhe, nuk duhet ta ekzagjeroni me majën e hollë, për të shmangur efektin e këmbës së stërmadhe.

Jepuni shkëlqim këmbëve
Në verë këmbët duhet të shkëlqejnë, që të duken më të gjata e të bukura. Përdorni vajra apo kremra për trupin që t’u jepni pamje magjepsëse.

Vishni pantallona me vija vertikale
Vijat vertikale te pantallonat e gjata krijojnë iluzionin e këmbëve më të gjata. E kundërta ndodh me vijat horizontale, të cilat i tregojnë këmbët më të shkurtra.

Vishni këpucë ose sandale ngjyrë mishi
Jo çdo femër qëndron mbi taka të larta. Sekreti nuk ka të bëjë vetëm me lartësinë e takave, por edhe me ngjyrën. Këpucët apo sandalet në ngjyrë neutrale janë thuajse të padukshme, sepse kanë ngjyrën e lëkurës dhe krijojnë iluzionin optik të këmbëve më të gjata.

(Kosova Sot Online)