Maska nga kungulli dhe jogurti

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 13:45
Maska nga kungulli dhe jogurti

Për ta mbrojtur lëkurën nga era, ftohtësia dhe ajri i thatë në hapësirat e ngrohta, mund të përdorni ushqime stinore që e ushqejnë atë Kjo recetë e thjeshtë për maskë nga kungulli është shumë e thjeshtë dhe mund ta përgatitni shpejt edhe vetë. Falë kalciumit, zinkut dhe vitaminës B nga jogurti, beta-karotinës nga kungulli që rigjeneron lëkurën dhe kanellën që mundëson qarkullim më të mirë të gjakut, fytyra juaj do të shkëlqejë.

PËRBËRËSIT

 2 lugë të vogla me jogurt; * 1 filxhan me kungull të zier; * gjysmë luge e vogël me mjaltë; * gjysmë luge e vogël me vaj ulliri; * pak kanellë.

PËRGATITJA

E përzini jogurtin me kungull, mjaltë, vaj ulliri dhe kanellë.

 Maskën e aplikoni në fytyrë të pastër dhe e lini që të veprojë 10 minuta. * Lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe kënaquni me lëkurë të lëmuar e të shkëlqyer.

(Kosova Sot Online)