Trendi i adhuruar i yjeve

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 13:22
Trendi i adhuruar i yjeve

Flokët gjysmë të mbledhur paraqesin trendin e ri në stilet e flokëve të këtij sezoni, të cilin e shohim gjithnjë e më shpesh në mesin e yjeve P ërparësi e këtij stili është se i përshtatet çdo gjatësie e lloji të flokëve, e njëkohësisht është edhe shumë praktik. Për t'u siguruar që ky model të qëndrojë si duhet gjatë tërë ditës, jua sjellim disa hapa, të cilët duhet t'i ndiqni.

HAPI I PARË

Gjysmën e epërme të flokëve i lidhni në bisht të lartë. Kujdesuni që të jetë i lidhur fortë dhe që secila qime të jetë e lëmuar.

HAPI I DYTË

Bishtin e krihni mirë me një krehër me dhëmbë të shpeshtë.

HAPI I TRETË

Me llak për flokë e spërkatni rrënjën e bishtit dhe ngadalë ia rritni vëllimin.

HAPI I KATËRT

Pas kësaj, i merrni mbajtëset për flokë dhe me ndihmën e tyre i mblidhni flokët.

HAPI I PESTË

Mbajtëset e flokëve gjithsesi i vendosni nën flokët e mbledhur dhe i drejtoni përpjetë, në mënyrë që flokët e mbledhur të qëndrojnë drejtë.

(Kosova Sot Online)