Ekzistojnë tri receta vendore që shumë shpejt i heqin qimet e padëshiruara nga fytyra juaj

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 08:46
Ekzistojnë tri receta vendore që shumë shpejt i heqin qimet e padëshiruara nga fytyra juaj

RECETA E PARË

Përbërësit: 1 lugë lëng limoni, 1 lugë miell, 1 lugë mjaltë, pak ujë. Përgatitja: Në enë përzini lëngun e një limoni, miellin dhe mjaltin dhe i bashkoni mirë. Më pas shtoni pak ujë dhe përzieni derisa të fitoni një pastë ngjitëse. Përdorimi: Masën e fituar vendoseni në fytyrë, prisni 5 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Përsëriteni tretmanin disa herë në javë.

RECETA E DYTË

Përbërësit: 3 lugë fara të pjekura të mustardës, 2 lugë fara të pjeprit dhe pak ujë. Përgatitja: Në enë hidhni farat e mustardës dhe të pjeprit dhe i përzieni me ujë, për të fituar një masë ngjitëse. Përdorimi: Masën e vendosni në fytyrë me gishtërinj dhe prisni të thahet. Pas tharjes e hiqni nga fytyra. Tretmanin ta përsëritni disa herë në javë.

RECETA E TRETË

Përbërësit: 1 lugë miell, 1/4 e lugës kurkumë, pak lëng limoni. Përgatitja: Në një enë përzieni dhe bashkoni mirë përbërësit. Përdorimi: Masën e vendosni në lëkurën e fytyrës dhe qafës dhe kur të jetë tharë e hiqni me shuplakat e dorës dhe e shpëlani me ujë të vakët. Përsëriteni disa herë në javë derisa ta arrini rezultatin e kërkuar.


(Kosova Sot Online)