Receta për shkëlqimin e tërë trupit

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 12:51
Receta për shkëlqimin e tërë trupit

Kombinimi i dy përbërësve natyrorë, përpos që e mbron organizmin nga helmet, formon edhe një mbrojtës të padukshëm imunitar Rreth rolit të shumëfishtë të vajit të ullirit në shëndet është shkruar shumë, por me rëndësi është që të shtojmë se, në kombinim me lëngun e limonit, ai bëhet një armë edhe më e fortë në luftë kundër viruseve, baktereve, si dhe organizmit ia kthen energjinë e humbur.

DOBITË E SHUMËFISHTA

Përpos kësaj, organizmi, me përzierjen e këtyre dy përbërësve, pastrohet nga toksinat, e rezultatet e para janë evidente shumë shpejt. Në fakt, gjëja e parë që do të vëreni është largimi i rrathëve të mëdhenj, të zi rreth syve, respektivisht të qeskave të syve. Me rëndësi është që të jeni këmbëngulës dhe këtë kombinim ta pini çdo mëngjes, të paktën gjatë një muaji.

PËRGATITJA

Këtë "koktej" të shëndetshëm e bëni ashtu që e përzieni 1 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë lëng limoni, duke e pirë në të esëll, në mëngjes. Pas kësaj mund të hani normalisht. Përpos që ia kthen energjinë organizmit dhe e pastron atë nga toksinet, do t'ju përmirësohet edhe sistemi i tretjes, prandaj do t'ia shihni hairin edhe nëse doni t'i humbni kilet e tepërta. Nëse keni ndonjë problem me tretje, sikur që është kapsllëku, ato do t'ju largohen pa probleme. Pas vetëm disa ditëve të përdorimit të kësaj pijeje të shëndetshme, do t'i vëreni ndryshimet të cilat do t'ju frymëzojnë për një stil më të shëndetshëm të jetës.

(Kosova Sot Online)