Këshilla për flokë të shkëlqyeshëm për ditët e ftohta

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 16:29
Këshilla për flokë të shkëlqyeshëm për ditët e ftohta

Temperaturat e ulëta, era e fortë dhe ajri i thatë brenda hapësirave të mbyllura, dëmtojnë flokët tuaj, që edhe gjatë stinës së dimrit kanë nevojë për kujdes. Ju sjellim disa këshilla, prej të cilave flokët tuaj do të jenë të shëndetshëm dhe me shkëlqim edhe gjatë dimrit

MOS I LANI FLOKËT PËRDITË

Pastrimi i shpeshtë me shampon largon yndyrat natyrale nga flokët, duke shkaktuar tharjen e tyre. Për pastrimin e flokëve, dimrit përdorni shampon më të butë me shumë përbërës natyralë. Në vend të pastrimit të përditshëm, përdorni shampon të thatë apo pudër të fëmijëve që freskon flokët.

KURRË MOS DILNI JASHTË ME FLOKË TË LAGUR

Flokët e lagur janë më të prira të pëlcasin dhe thyhen. Dimrit kurrë mos dilni nga shtëpia me flokë të lagur, nëse nuk i keni tharë deri në fund.

SHMANGNI PASTRIMIN ME UJË TË NXEHTË

Uji i nxehtë dëmton dhe i thanë flokët, si edhe lëkurën. Pasi t'i keni pastruar flokët me ujë të vakët, krejt në fund t'i pastroni edhe me ujë të ftohtë, e më pas flokët do të kenë shkëlqim të hatashëm.

SA MË PAK PËRDORNI THARËSIN E FLOKËVE

Ajri i ngrohtë i tharësit të flokëve i dëmton ato. Gjatë dimrit madje mos e përdorni fare atë. Pastroni flokët një ditë para se të dilni dhe lini të thahen në mënyrë krejt natyrale.

MBRONI KOKËN ME SHALL APO KAPELË

Kur të dilni në mot të ftohtë, mbroni flokët me shall apo kapelë, por mos i shtrëngoni aq fort. Përdorni zbutës për flokë sa herë të keni në plan të vëni shall apo kapelë. 

(Kosova Sot Online)