E kush tha që nuk mund të dukeni me stil gjatë pandemisë?!

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 12:26
E kush tha që nuk mund të dukeni me stil gjatë pandemisë?!

Louiss Vuitton sjell mburojën luksoze që ju mbron nga Covid-19

Situata në të cilën ndodhemi nuk dihet kur do të mbarojë.

Prej kohësh po bashkëjetojmë me virusin e padukshëm Covid-19 dhe askush nuk është në gjendje të thotë se deri kur do të zgjasë kjo bashkëjetesë dhe pse flitet për zbulimin e  vaksinës nga shkencëtarët e botës.

Për pasojë edhe maskat mbrojtëse për fytyrën do të jenë mes nesh për një kohë të gjatë si e vetmja masë mbrojtëse që kemi nga virusi i tmerrshëm.

Prej kohësh ajo është kthyer në një aksesor në jetën tonë të përditshme.

Po pse të mos jenë me stil, shkruan ‘Vanityfair’

Që prej fillimit të pandemisë stilistët e njohur kanë prezantuar maskat e tyre mbrojtëse edhe në versione luksoze.

Pas asaj të Burberry-it, që kushton 95 dollarë, Louiss Vuitton i habiti të gjithë pasi ka vendosur të bëj një hap më tej.

Luksoze por dhe mbrojtëse! Firma ka stiluar një model maske, e cila edhe tregon stil edhe mbron nga koronavirusi.

Ajo nuk është e zakonshme sepse ndryshon ngjyrë, bëhet nga e kthjellët në të errët, nën rrezet e diellit duke mbrojtur mbajtësit edhe nga dielli tamam si një palë syze.

Maska, që më shumë duket si një mburojë fytyre, do të shitet online dhe në dyqanet e Louis Vuitton, duke filluar nga data 30 tetor.

Nuk dihet akoma çmimi me të cilin do të dalë në treg kjo mburojë, por të shumtë janë njerëzit që duan të duken stil edhe pse në kohë pandemie.

(Kosova Sot Online)