Me 3 hapa deri te modeli që zgjat tërë ditën

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 15:16
Me 3 hapa deri te modeli që zgjat tërë ditën

Kaçurrelat për shumë femra janë një model i preferuar për gjatë ditës dhe mbrëmjes. Flokët e pasuruar me valë duken më të dendur dhe me më shumë vëllim. Nëse dëshironi që ky model të qëndrojë tërë ditën, përdorini këto këshilla të thjeshta që zbulojnë floktarët e shtëpisë së modës 'Victoria's Secret'.

GJËRAT E NEVOJSHME:

- Lakues për flokë; - Kapëse për flokë; - Rrjetë për flokë.

PROCEDURA:

1. Flokët e pastër i krihni dhe i përgatitni për t'i lakuar ato në mënyrë të zakontë. 2. Pasi që pjesën e flokëve ta keni ngrohur dhe mbështjellë rreth lakuesit, mos e lëshoni por ashtu të mbështjellë e shtrëngoni me kapëse për flokë. 3. Procedurën e përsëritni me secilën pjesë të flokëve, veçanërisht deri në momentin kur të gjithë flokët të jenë të mbuluar me kapëse. 4. Në kokë më pas e vini rrjetën për flokë, por kujdesuni që me të t'i mblidhni të gjitha pjesët. 5. Rrjetën dhe kapëset i mbani sa më gjatë, përkatësisht gjatë tërë kohës së rregullimit. 6. Në fund e hiqni rrjetën dhe kapëset, flokët i qitni mbi kokë dhe me gishtërinj i ndani kaçurrelat dhe i forconi me llak për flokë.

KËSHILLA:

- Rrjeta është ideale edhe për aplikim të grimit, sepse i mban larg flokët prej fytyrës dhe kështu jua lehtëson punën. - Me rrjetë do ta mbroni modelin e flokëve gjatë veshjes dhe përgatitjes për dalje. 

(Kosova Sot Online)