3 maska të shpejta të përgatitura vetë, në shërbim të së bukurës

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 16:11
3 maska të shpejta të përgatitura vetë, në shërbim të së bukurës

MASKË ME SHAFRAN PËR SHNDRITJEN E FYTYRËS

Përbërësit: 1/4 e lugës pluhur shafrani 1/2 e lugës leblebi të bluar 1/2 e lugës pluhur të lisit të sandalit 5 pika vaj esencial të bajameve. Përgatitja: Përzieni mirë përbërësit me ujë trëndafili për të formuar një pastë. E aplikoni maskën në fytyrën tuaj dhe e lini për 10-15 minuta. E shpëlani më pas me ujë. Më pas lagni pambukun me qumësht dhe lyeni fytyrën. E shpëlani me ujë. Kjo maskë është më e mira për të hequr njollat dhe aknet. 

MASKË ZBUTËSE PËR FYTYRË ME ALOE VERA

Përbërësit: ½ e gotës bimë aloe vera (të shtypur) 1/2 e gotës tërshërë 1/2 banane të shtypur 5 pika vaj esencial të mentës. Përgatitja: Tërshërën e imtësoni. Nga aloe vera nxirrni xhelin. Shtypeni bananen në tas dhe përzieni me aloe vera dhe tërshërë, për të krijuar një pastë të butë. Aplikojeni nëpër fytyrë dhe e lini të veprojë për 10-15 minuta. E shpëlani më pas me ujë të ngrohtë. Kjo maskë shëron të djegurat nga dielli dhe parandalon plakjen e lëkurës. Pos të tjerash, do të keni lëkurë më të butë dhe më me shkëlqim.

TRAJTIMI PËR ZHDUKJEN E QESKAVE

Përbërësit: Gjethe të freskëta të mentës 1 gotë ujë të destiluar Përgatitja: Shtypni gjethet e mentës dhe bashkoni me ujë. Aplikoni gjethet në qeskat e errëta dhe i lini aty për 15-20 minuta. I shpëlani me ujë. Kini kujdes që të shmangni kontaktin me sy, pasi që mund t'ju djegin sytë. 

(Kosova Sot Online)