Këshilla për vetulla të përkryera

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 10:26
Këshilla për vetulla të përkryera

Ekzistojnë shumë faktorë me të cilët duhet pasur kujdes gjatë shkuljes dhe rregullimit të vetullave. Si t'i keni gjithmonë të theksuara dhe të rregullta? Jua sjellim disa këshilla të rëndësishme.

SHMANGINI PRODUKTET

Në vetulla kurrë mos aplikoni losion, krem ose pudër, sepse ka gjasa që ta ndalojnë rritjen e vetullave ose ta shkaktojnë rënien e tyre. Shpesh harrojmë që vetullat duhet t'i trajtojmë si qime e jo si lëkurë. Pyeteni veten a do të aplikonit në flokë produkt për lëkurë? Natyrisht që jo!

ZGJIDHENI PASQYRËN E DUHUR

Shmangini pasqyrat zmadhuese, sepse ekziston mundësia që për shkak të perspektivës më ndryshe të shkulni tepër vetulla. Dhe më e rëndësishmja vetullat gjithmonë i shkulni në dritë të ditës.

PRERJA

Vetëm një përqindjeje të vogël të femrave u duhet që t'i presin vetullat. Për t'i prerë në mënyrë të duhur, i krihni në drejtim të epërm dhe i preni ato qime që theksohen më shumë, në mënyrë që vetullat të duken më të rregullta.

MOS E TEPRONI ME LAPS

Tani të gjitha dëshirojnë vetulla më të trasha, më të mbushura, por është e mundur që të teprohet me vizatim dhe plotësim. Rekomandohet përdorimi i lapsit për një nuancë më të errët sesa ngjyra e vetullave, që do ta theksojë edhe më shumë edhe ngjyrën e syve.

PËRDORNI PISKATORE

Me piskatore mund të arrihet shkulja më precize e vetullave, sepse në atë mënyrë qimet shkulen një nga një. Dyllin duhet shmangur sepse e tërheq lëkurën rreth syve, e edhe pamjaftueshëm është prciz në krahasim me piskatoren.

(Kosova Sot Online)