Këto janë nëntë shenjat që zbulojnë moshën e çdo gruaje

  • G.G /
  • 18 September 2020 - 10:32
Këto janë nëntë shenjat që zbulojnë moshën e çdo gruaje

Jo vetëm rrudhat, flokët e thinjur, duart apo qafa mund të zbulojnë moshën e vërtet të një personi. Ka shumë shenja të tjera që tregojnë plakjen, të cilat në pamje të parë nuk vihen re.

Sipas “Bright Side”, të kesh njohuri për këto ndryshime që ndodhin tek trupi i gruas mund të jetë e dobishme.

Balli bëhet i sheshtë.

Vitet që shtresa e dhjamit nënlëkuror mban, është arsyeja e humbjes së vëllimit në këtë pjesë të trupit. Për më tepër, botoksi që shumë gra e shohin si shpëtim të kësaj, vetëm sa i përkeqëson gjërat edhe më shumë. Kjo sepse, edhe nëse balli do të mbetet i lëmuar, do të humbasë vëllimin dhe do të zbulojë moshën e vërtetë që keni.

Buzët humbin vëllimin dhe nuk janë më të hidratuara.

Fatkeqësisht, forma e buzëve tuaja ndryshon me kalimin e viteve. Ato humbasin formën, bëhen më të thata dhe formojnë rrudha në zonën përreth. Prandaj, buzët bëhen më të vogla dhe më të holla.

Forma dhe madhësia e kërthizës ndryshojnë gjithashtu.

Kjo pjesë e trupit mund të ndryshojë pamjen e saj origjinale për shkak të peshës shtesë, sëmundjeve, pirsing, apo edhe për shkak të shtatzënisë.

Rrathët e zinj poshtë syve fillojnë të shfaqen.

Shtresa nënlëkurore e yndyrës bëhet më e hollë për shkak të sasisë më të ulët të kolagjenit që trupi prodhon pas moshës 30 vjeç. Lëkura rreth syve humbet dendësinë e saj, bëhet më transparente dhe enët e gjakut fillojnë të duken, gjë që formon rrathët e zinj poshtë syve.

Llapa e veshit zgjatet.

Gratë kujdesen për to shumë më pak sesa duhet në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Fatkeqësisht, llapa e veshit gjithashtu humb shtresën e hollë të yndyrës he elasticitetin. Si rezultat, ata zgjaten dhe dashuria për vathët e mëdhenj dhe të rëndë e përkeqëson edhe më shumë situatën.

Harku i vetullave nuk është më si në fillim, sepse ato fillojnë të ulen.

Me kalimin e kohës, kolagjeni që e bën lëkurën elastike dhe të qëndrueshme nuk prodhohet më aq aktivisht dhe muskujt e fytyrës dobësohen dhe bien për shkak të gravitetit. Si rezultat, vetullat gradualisht ulen poshtë, duke u varur pranë syve.

“Trekëndëshi i rinisë” kthehet me kokë poshtë.

Kur jemi të rinj, forma e fytyrës sonë formon një trekëndësh, maja e të cilit është poshtë. Ndryshe njihet si “trekëndëshi i rinisë”. Por situata ndryshon me moshën, pasi maja e tij kthehet lart, pra trekëndëshi përmbyset.

Shtresa nënlëkurore e dhjamit bëhet më e hollë me kalimin e viteve, duke bërë që edhe faqet të humbin elasticitetin.

Lëkura humbet shkëlqimin e saj.

Është e pamundur të mos vihet re fakti që fytyra humbet elasticitetin dhe shkëlqimin me kalimin e viteve. Arsyeja kryesore është sinteza e zvogëluar e kolagjenit dhe elasticitetit. Gjithashtu, kujdesi i pamjaftueshëm ose i papërshtatshëm, mungesa e gjumit, lodhja, një dietë jo e shëndetshme dhe zakonet e këqija, ndikojnë në këtë proces.

Cepat e syve dhe të buzës kthehen në drejtimin poshtë.

Kjo bën që njeriu të duket pak i lodhur. Kjo është sidomos shumë e rëndësishme për ata që nuk buzëqeshin shpesh, sepse muskujt e fytyrës që mbështesin cepat e gojës dobësohen shumë shpejt. Lëkura rreth syve gjithashtu humbet elasticitetin dhe tonin e saj, ndërkohë që tendinat dhe muskujt e dobësuar nuk mund t’i mbajnë cepat e syve si dikur.

(Kosova Sot Online)