Maska shtëpiake për flokë më të trashë dhe për parandalimin e rënies së tyre

  • E.K /
  • 19 shtator 2020 - 10:07
Maska shtëpiake për flokë më të trashë dhe për parandalimin e rënies së tyre

Rënia e flokëve përbën njërin prej problemeve më të mëdha për femrat, sidomos kur ajo bëhet evidente dhe tejkalon çdo limit. Mirëpo, nëse edhe ju keni rënë pre e rënies së flokëve, nuk keni pse të shqetësoheni, pasi që, në vend se të shpenzoni një mal me para në produktet që nuk garantojnë sukses, mund ta provoni këtë maskë shtëpiake që përveçqë ndikon në parandalimin e rënies së flokëve ju ndihmon edhe në arritjen e flokëve më të trashë e më të shëndoshë.

PËRBËRËSIT

1 vezë të madhësisë mesatare; 1 banane të madhësisë mesatare; 1 lugë gjelle mjaltë; 120 mililitra birrë.

PROCEDURA

Hidhni të gjithë përbërësit në një enë dhe shtypini e përzieni mirë, derisa të jetë krijuar një masë e trashë, homogjene. Pasi që ta keni fituar masën e dëshiruar, aplikojeni maskën në lëkurë të flokëve. Momenti më i mirë për aplikimin e maskës është menjëherë pasi të dilni nga dushi, pasi që kësisoj ju do të jeni e sigurt që në lëkurën e kokës suaj nuk ka yndyrë të tepërt e papastërti tjera. Pasi që ta keni aplikuar maskën, mbështillini flokët me qese plastike dhe lëreni maskën që ta kryej punën e vet për një deri në dy orë. Përfundimisht, pastrojini flokët me ujë.

(Kosova Sot Online)