'Kitten eye': forma e re e dukjes 'cat eye'

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 14:04
'Kitten eye': forma e re e dukjes 'cat eye'

Nëse ju pëlqen dukja klasike 'cat eye', por nuk jeni mjaftueshëm të guximshme që ta aplikoni për çdo ditë, ndoshta versioni më i butë i grimit është në fakt ai për të cilin keni nevojë. I ashtuquajturi stil 'kitten eye' është një version më i butë e më pak i theksuar i dukjes së syve të maces, që arrihet me kalim të 'eyliner'-it përgjatë gjatësisë së kapakut dhe përfundon me një bisht preciz.

Me një dukje të tillë do ta keni një shikim të theksuar në mënyrë të përkryer, e pa frikën e teprimit me grim. Më e mira? Mundësia që të gaboni me të është minimale: prej këndit të jashtë e tërhiqni një linjë të shkurtër dhe pastaj, duke e ndjekur linjën e syrit, brushën e 'eyliner'-it e ktheni në drejtim të këndit të brendshëm të syrit. Kjo dukje është e përkryer për çdo ditë, duket shumë elegante, e për shkak të bishtin specifik më të shkurtër mund ta kombinoni me të gjitha nuancat e ngjyrave për buzë, pa pasur frikë se do të dukeni si tepër e grimosur.

(Kosova Sot Online)