Pse gjithmonë tualetet janë në ngjyrë të bardhë?

  • E.K /
  • 26 shtator 2020 - 10:17
Pse gjithmonë tualetet janë në ngjyrë të bardhë?

Mund të duket një ide e mirë për të bërë tualete me ngjyrë të errët në mënyrë që të maskoni çdo njollë që ndodh kur përdorni tualetin. Megjithatë, shumica e WC-ve janë të bardha dhe për rrjedhojë shtohet puna në pastrimin e tyre. Mirëpo, pse të gjithë zgjedhin të bëjnë tualete të bardha, kur puna për pastrimin e tyre është më e madhe?

Shumica e tualeteve janë të bëra nga porcelani

Është një material i mirë, sepse është i fortë. Ky është një material që pastrohet më lehtë, pavarësisht nga fakti se ato janë të bardha.

Ngjyra e bardhë është e lidhur me pastërtinë

Sipas teorisë së ngjyrave, ngjyrat ndikojnë në emocione në mënyra të ndryshme. Megjithëse, mund të ketë ndryshime kulturore ose gjinore në mënyrën se si ne i perceptojmë hijet, e bardha zakonisht shoqërohet me siguri dhe pastërti. Kjo është arsyeja pse tualetet dhe pavijonet e spitalit zakonisht janë të lyera me të bardha. Jep përshtypjen e një hapësire sterile.

Në të njëjtën kohë ngjyrat e errëta, shoqërohen me ndjenja negative. E kundërta ndodh me ngjyrat e çelëta, ato shoqërohen me një ndjenjë freskie.

Përceptimi pozitiv i ngjyrës së bardhë e bën atë ideal për një tualet. Sipas këtij studimi, tualetet e bukura dhe me zbukurime u shfaqën në fillim të shekullit të 20-të. Por, duke parë gamën e pajisjeve që dyqanet moderne kanë për shitje, e bardha mbetet klasikja e përjetshme.

Tualetet e bardha janë mjaft neutrale dhe të lehta për t’u përshtatur me çdo hapësirë dhe pamja e tyre klasike do t'i përshtatet çdo modeli.

(Kosova Sot Online)