Ky vaj përtërin flokët dhe lëkurën në afat rekord!

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 16:45
Ky vaj përtërin flokët dhe lëkurën në afat rekord!

Vaji i ricinit shpesh shtohet në produkte kozmetike për kujdes ndaj lëkurës dhe flokëve, sepse është i dendur dhe i qëndrueshëm. Është i lirë dhe mund të përdoret në kujdesin ndaj llojeve të ndryshme të flokëve dhe lëkurës. Mund të përdoret për kujdes ndaj lëkurës së tharë të kokës dhe flokëve të plasaritur. Është burim i pasur me acide yndyrore omega-9, të cilat e ushqejnë lëkurën dhe rrënjët e flokëve. Vaji i ricinit flokëve u jep shkëlqim dhe vëllim. Mjafton që skajet e flokëve t'i fërkoni me 2-3 pika vaj ricini e më pas t'i krihni mirë. Nëse dëshironi që ta nxitni rritjen e flokëve, atëherë me disa pika vaj ricini e fërkoni lëkurën e kokës, e lini që të qëndrojë gjatë tërë ditës ose natës, e më pas flokët i lani me shampon të butë.

Ekspertët theksojnë se vaji i ricini është i mirë edhe për kujdes ndaj buzëve. Gjatë dimrit lëkura e buzëve rigjenerohet dhe bëhet e tharë. Buzët i lyeni me 2 pika vaji të ricinit. Ai depërton thellë në lëkurë dhe buzët tuaja shumë shpejt do të bëhen sërish të buta. Ky vaj mund të përdoret edhe për kujdes ndaj shputave. I zhytni shputat në ujë të ngrohtë për gjysmë ore, i thani, i lyeni me vaj ricini, mbathni çorape nga pambuku dhe e lini të veprojë gjatë natës. Për shkak të karakteristikave të forta kundër kërpudhave, vaji i ricinit mund t'ju ndihmojë në trajtimin e puçrrave dhe akneve. Fytyrën para fjetjes e lani me një sapun të butë natyral dhe me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret. Më pas e aplikoni vajin e ricinit dhe e lini që të qëndrojë gjatë natës. 


(Kosova Sot Online)