Si t'ju qëndrojë grimi gjatë tërë mbrëmjes

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 10:13
Si t'ju qëndrojë grimi gjatë tërë mbrëmjes

Viti i Ri po afrohet e njëkohësisht përgatitemi për ahengjet për pritjen e tij. Është me rëndësi që tërë kohën të dukemi të përkryera dhe që grimi ynë t'i mbijetojë vallëzimit e tërë mbrëmjes, si dhe konsumimit të ushqimit dhe pijeve, e për këtë jua sjellim disa këshilla, të cilat do t'ju ndihmojë që grimi të jetë sa më i qëndrueshëm. Para se në fytyrë të aplikoni çfarëdo grimi, duhet që të "përgatitni" mirë. Kremi hidratues dhe baza për fytyrë do të kujdesen që grimi juaj të jetë i qëndrueshëm edhe deri në 12 orë.

BAZA PËR SY

Askush nuk dëshiron që hija e syve t'i njolloset dhe të krijojë qarqe të errëta nën sy, kështu që para se ta aplikoni atë në kapakë gjithmonë vendos bazë të veçantë për atë zonë.

NGJYRA PËR BUZË

Në vend të ngjyrës për buzë në formë kremi dhe me shkëlqim, zgjidheni variantin e saj pa shkëlqim. Edhe pse janë deri diku më të thara, do t'ju qëndrojnë në buzë edhe pasi që ta keni pirë ndonjë gotë më tepër gjatë mbrëmjes.

MASKARA

Sikur edhe në rastin e 'eyliner'-it, duhet ta zgjidhni një maskarë rezistuese ndaj ujit, e cila njëkohësisht është edhe rezistuese ndaj djersës. Gjithashtu, atë mund ta bëni edhe më të fortë me ndihmën e hijes me nuancë të ngjashme.

PUDRA QË REDUKTON SHKËLQIMIN

Për ta përforcuar tërë grimin, me brushë e aplikoni pudrën që redukton shkëlqimin ngadalë në fytyrë dhe kështu do ta shmangni shkëlqimin e tepërt dhe do të dukeni për mrekulli gjatë tërë mbrëmjes.

(Kosova Sot Onlline)