Maska organike për freskim të thellë të fytyrës

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 13:11
Maska organike për freskim të thellë të fytyrës

Kozmetika natyrale e respekton rregullën në vijim: Në lëkurë mund të aplikohen vetëm gjëra, që edhe mund t'i hamë.

PËRBËRËSIT

1 lugë me mjaltë - Gjysmë luge me alga hlorela në formë pluhuri - Një e katërta e një luge të vogël me kanellë në formë pluhuri - Disa pika vaji të livandës.

PËRGATITJA

 I tundni të gjithë përbërësit në një enë të vogël, ua shtoni disa pika ujë, nëse është e nevojshme për ta arritur dendësinë e duhur. E aplikoni maskën në fytyrë me brushë dhe e shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme. Lëreni që të veprojë prej 10 deri në 30 minuta e më pas e shpëlani mirë me ujë të ngrohtë. I bëni më pas masazh fytyrës me vaj bimor për hidratim të thellë.

(Kosova Sot Online)