
Lexoni edhe:
Bleona në Hollywood - aktore në projektin filmik nga Netflix
LAMTUMIRË RRUDHAVE!
Dy të bardhët e vezës, 1 lugë mjaltë dhe dy kubëza akull i përzieni në blender dhe masën e vendosni në fytyrë. Pas 15 minutash e shpëlani. Maska aplikohet njëherë në javë, dhe pas të dytit, rrudhat më pak duken.
PËR FLOKË TË MËNDAFSHTA
Në një enë përzieni lëngun e një limonit, gjysmë litër ujë, në të cilin gjatë natës ka qëndruar kamomili dhe në blender imtësoni kubëzat e akullit. Pas pastrimit të flokëve, qimet i lyeni me këtë përzierje. Tretmanin ta përsëritni 15 ditë.
Bleona në Hollywood - aktore në projektin filmik nga Netflix
Lexoni edhe:
E BRONZTË NATYRALE
Nga dy karota përgatitni pire dhe shtoni një gotë qumësht. Masën e vendosni në fytyrë dhe e lini së paku një orë. Në blender imtësoni akullin dhe përzieni me gjysmë litër qumësht, e me të pastrojeni fytyrën.
QESKAT E ERRËTA PËRRETH SYVE
Dy lugë mentë të thatë i zieni në një gotë qumësht. E ftohni, e vendosni në kallëpin e akullit dhe e ngrini. Çdo mëngjes, pesë minuta e mbani në sy.
PËR FYTYRË FANTASTIKE
Në fytyrën e pastruar (shmangni sytë) vendosni maskën e përgatitur nga një gotë pire nga karota, të kuqtë e vezës dhe një limon. Pas gjysmë ore e shpëlani me ujë, shtoni akullin e imtësuar. Fytyrës kohë pas kohe i bëni masazh me kubëzat e akullit dhe lëngun e një limoni, një gotë çaj mente dhe pak ujë.
PËR KAPAKËT E ËNJTUR
Qeset e përdorura të çajit i mbani në frigorifer dhe çdo mëngjes i vendosni si kompresa në sy, e në fund, me akull bëni masazh hapësirave rreth syve.
(Kosova Sot Online)