
Lexoni edhe:
Qarri: Albin Kurti është i vetmi kryeministër që ka vendosur rend e rregull
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Zhvillimet e fundit në LDK dhe në PDK janë pasqyrë e këtij realiteti politik: E para, LDK u dëshmua parti pa busull orientuese me rikthimin e Osmanit! E dyta, PDK u tregua parti serioze në refuzimin e Limajt! Dezertorët, paraprakisht duhet të dëshmohen, pastaj të futen në listën zgjedhore! Janë këto dy raste të ndara me analogji të njëjtë!
Qarri: Albin Kurti është i vetmi kryeministër që ka vendosur rend e rregull
Lexoni edhe:
-Përderisa në rastin e PDK-së, largimi i Fatmir Limajt me grupin e tij nuk ishte aq i dëmshëm sa ishte largimi i Vjosa Osmanit me grupin e saj në LVV!
Edhe pse dëmi politik i Fatmir Limajt ishte dukshëm më i vogël në krahasim me dëmin që Vjosa Osmani i bëri LDK-së, PDK u tregua parti serioze dhe me pjekuri më të lartë politike!
Ndërsa LDK u dëshmua si parti pa busull orientuese dhe me lidership adoleshent, që bie pre e politikave ditore dhe egove personale për pushtet! Mjafton t’i shikoni vizitat e dyshes Abdixhiku-Osmani derë më derë dhe në çdo shtëpi, duke përqafuar çdo njeri që e takojnë në rrugë! Kur jemi te përqafimet, pikërisht ato janë që e argumentojnë më së miri jo sinqeritetin e të dalldisurve pas pushtetit!
Për të mos i përmendur të gjitha, këto janë argumente të mjaftueshme që e dëshmojnë qëllimin e bashkimit: arritjen e objektivave personale e jo ngritjen e LDK-së!
Sikur Vjosa Osmani të ishte lidere e vërtetë, siç paraqitet para opinionit publik, do ta matte veten në peshoren zgjedhore, duke garuar me subjektin e saj “Guxo”, të cilin ua la si “këmbët e arushës” në dorë Pecit e Donikës!
Sikur të ishte ndryshe, dyshja famoze Lumiri-Vjosa do ta zgjeronte rrethin e “vizitorëve” nëpër familje!
Këtë nuk e bëjnë, pasi nuk janë të interesuar për fatin e të tjerëve, por se si të ngriten vetë sa më lart me votën qytetare, për t’u thënë më pas të tjerëve: “Ja, ne jemi më të votuarit”!
Do të dalin më të votuarit, por jo mjaftueshëm për t’i realizuar ambiciet e tyre personale!
Edhe përkundër këtij bashkimi ambicioz, LDK edhe pas këtyre zgjedhjeve do të mbetet parti e tretë e skenës politike kosovare, dukshëm nën kuotat e 20 përqindëshit!
Deri dje i thanë “notere dhe servile e Kurtit” e çka nuk i thanë!
Të gjitha që i thanë janë të vërteta, por këto që i bënë tani me hapjen e dyerve për Vjosa Osmanin, përveçse lojë e turpshme me elektoratin rugovian, e dëshmojnë edhe perversitetin e Lumir Abdixhikut, i cili e ndihmoi “noteren” e Kurtit të bëhet presidente!
Tani ndryshuan gjërat; të mirët dhe të merituarit në LDK nuk kanë më hapësirë veprimi, pasi vendet e tyre i zunë dezertorët dhe pazargjinjtë e vullnetit të elektoratit rugovian!
Vjosa Osmani kaloi në LVV jo për të mbrojtur “rugovizmin”, siç e mashtronte elektoratin, por për egon e saj personale, për t’u bërë presidente!
Deri te arritja e qëllimit i kaloi të gjithë “rrathët e ferrit politik”, duke u kthyer në servile dhe notere e Albin Kurtit!
Vjosa, pasi dështoi në partneritet me Albin Kurtin, vendosi të fillojë një pazar të ri politik me Lumir Abdixhikun, në dëm të LDK-së!
“Shpresa” e Vjosës për t’u bërë sërish presidente ka marrë fund ditën që i prishi raportet me Albin Kurtin!
Pranimi i saj me kushte nga LDK-ja e tregon mjerimin e thellë politik ku ka rënë LDK-ja, ku në vend të vlerave dominojnë servilët dhe matrapazët, dezertorët dhe uzurpatorët e partisë, të cilët e kanë ngulfatur zërin e qëndrestarëve dhe veprimtarëve më të devotshëm në LDK, të cilët për vite dhe dekada e bartën mbi supet e tyre barrën kryesore të aktiviteteve në kohët më të vështira!
U injoruan pikërisht ata që i qëndruan besnikë LDK-së, kur Vjosa Osmani ia ktheu shpinën këtij subjekti politik për egon e saj personale!
Tashmë familjarizimi dhe privatizimi i LDK-së është bërë realitet i hidhur për njerëzit e ndershëm në LDK.
Mos qofsha në lëkurën e atyre që nxirrnin helm kundër LDK-së, kurse tani turr e vrap me Vjosën në LDK!
I harruan Pecin e Donikën, idhujt e deridjeshëm!
Sinqeriteti dhe dashuria e vërtetë nuk lëndojnë njeri; lëndojnë hipokrizia dhe mashtrimi në vazhdimësi!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".