E mbushur me diamantë dhe e larë në ar, kjo është maska më e shtrenjtë në botë

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 11:36
E mbushur me diamantë dhe e larë në ar, kjo është maska më e shtrenjtë në botë

Një kompani luksoze me seli në New York ka paraqitur maskën më të çmuar në botë.

Ajo është e mbushur me diamante dhe kushton 250 mijë dollarë. 

Krijimi është Jacob & Co dhe është i përbërë nga një pjesë me ar të bardhë që i jep aksesorëve efektin e një pëlhure të vërtetë.

Ka 3.040 diamante të vendosur.

Themeluesi i kompanisë prodhuese quhet Jacob Arabo, pesha e maskës është 156.9 gram dhe veshja e saj është aplikuar mbi një maskë mjekësore normale.

Keith Strandberg, zyrtari kryesor i  markës, tha:

"Jacob & Co. shpesh është përpjekur të rimendojë gjërat e përditshme në mënyra të jashtëzakonshme dorezat, fustanet, madje edhe të brendshme. Tani që të gjithë në botë duhet të mbajmë një maskë për fytyrën, Z. Arabo vendosi të shtojë shkëlqim dhe elegancë në atë që është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme ".

(Kosova Sot Online)