Preparatet natyrale prej vezëve, për kujdesin ndaj lëkurës

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 13:14
Preparatet natyrale prej vezëve, për kujdesin ndaj lëkurës

Në këtë kohë të krizës ekonomike, femrat po kërkojnë mënyrë që të kursejnë sa më shumë, që do të thotë heqje dorë nga disa preparate të kozmetikës. Por, disa prej tyre mund t'i përgatisni edhe ju vetë, në shtëpi dhe të kurseni të hollat.

TË VERDHËT E VEZËS PËR SHËRIMIN E AKNEVE

Preparatet e shtrenjta kundër akneve zëvendësojini me të lira - me të verdhët e vezës. Ndani të verdhët nga të bardhit e vezës. E përzieni mirë dhe me ndihmën e një sfungjeri e vendosni në secilën hapësirë të trupit, ku u janë shfaqur aknet. Le të thahet, e më pas e shpëlani me ujë të ftohë.

TË BARDHËT E VEZËS PËR USHQIM TË LËKURËS

Përzieni të bardhët e vezës. Shtoni një apo dy pika vaj ulliri, vitamina E ose glicerinë dhe gjithçka përzieni mirë. Maskën e aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 deri 30 minuta. Më pas fytyrën e shpëlani me ujë të ftohtë.

SHAMPON KUNDËR ZBOKTHIT NGA VEZËT DHE LIMONI

Shpëtimin nga zbokthi mund ta gjeni në kuzhinë. Përgatiteni një masë nga një vezë dhe disa pika lëng limoni. I përzieni mirë dhe e vendosni në një shishe. Masën e vendosni në rrënjën e flokut, bëni masazh dhe e lini të veprojë për 15 deri 45 minuta. Më pas flokët i shpëlani si zakonisht. 

(Kosova Sot Online)