Qumështi bimor për pastrim të lëkurës

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 11:20
Qumështi bimor për pastrim të lëkurës

PËRBËRËSIT DHE MËNYRA E PËRGATITJES

 250 ml qumësht me yndyrë • 1 lugë me kumak të tharë • 1 lugë me kamomil të tharë • 1 lugë me petale të thara të trëndafilit .

PËRGATITJA

 I përzini përbërësit në një enë të qelqtë. E lini përzierjen që të qëndrojë në frigorifer gjatë natës. E filtroni, e vendosni në një enë tjetër të qelqtë dhe mbajeni në frigorifer për shtatë ditë. Për pastrim të fytyrës e lagni fytyrën me ujë të ngrohtë. E zhytni një copë pambuku ose një garzë në qumësht dhe me të lehtë e fshini fytyrën. Përsëriteni deri në momentin kur lëkura të bëhet e pastër. E shpëlani me ujë të ngrohtë, e aplikoni tonikun e më pas kremin për hidratim. Qumështi bimor për pastrim i bërë nga qumështi me yndyrë, kumaku, kamomili dhe petalet e trëndafilit e pastron lëkurën normale pa e tharë atë.  

(Kosova Sot Online)