5 veshjet që s’duhet të mungojnë në gardërobën e këtij dimri

  • G.G /
  • 10 October 2020 - 09:57
5 veshjet që s’duhet të mungojnë në gardërobën e këtij dimri

Temperaturat kanë filluar të bien ndjeshëm, kështu që filloni të përgatisni gardërobën për të ftohtin e dimrit. Edhe pse mund të keni plot veshje nga vitet e kaluara, një rifreskim gardërobe nuk bën asnjëherë dëm.

Çfarë duhet të blini nëse dilni për shopping? Çfarë nuk duhet të mungojë në dollapin e çdo vajze? Nëse po kërkoni për rroba të reja, kini parasysh që këto veshje janë një ‘must’ për këtë dimër.

Pallto e gjatë

Një pallto e mirë është gjysma e punës. Gjeni një ngjyrë që ju pëlqen dhe që e keni lehtësisht të kombinueshme me pjesën tjetër të veshjeve që përdoni më shpesh dhe visheni kudo.

Hoodie e gjerë

Një element kryesor i veshjeve që nuk duhet të mungojë kurrë është një bluzë me kapuç.

Çizme të silit ushtarak

Çizmet e stilit ushtarak që shkojnë vetëm pak mbi kyçin e këmbës janë një stil që u përshtatet të gjithëve. Zgjidhni ngjyrën e zezë për të qenë brenda.

Kapele peshaktarësh

Kapelet  në formë kove ose të njohura ndryshe si kapelet e peshkatarëve janë shumë “in” momentalisht. Veçse do të ndiheni ngrohtë dhe do të dukeni trendy, mendoni edhe për ditët kur flokët tuaj nuk duken mirë, thjesht vendosni kapelen dhe shkoni.

Xhinse të ngushta

Nuk mund të gaboni me një palë xhinse të ngushta. Janë perfekte si për t’i veshur gjatë ditës, por edhe gjatë darkave.

(Kosova Sot Online)