Katër maska të lehta shtëpiake për lëkurë vezulluese

  • A.P /
  • 14 tetor 2020 - 07:42
Katër maska të lehta shtëpiake për lëkurë vezulluese

Maskat shtëpiake për trajtimin e fytyrës janë miku më mirë i lëkurës, pasi që e ushqejnë atë në mënyrë krejtësisht natyrale, duke ruajtur ose rikthyer shkëlqimin e humbur. Më poshtë jua kemi sjellë disa maska natyrale për fytyrë, që ju ndihmojnë ta arrini një lëkurë vezulluese.

MASKA ME MJALTË DHE PAPAJË

Kjo maskë natyrale mund të përdoret nga të gjitha femrat, pa marrë parasysh llojin e lëkurës, megjithatë është më e përshtatshme për ato që kanë më shumë pigmente dhe shenja të diellit. 1. Përzieni dy lugë gjelle mjaltë dhe 120 gramë papajë të qëruar dhe të shtypur. 2. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta. 3. Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe pastaj aplikoni zbutësin tuaj të zakonshëm.

MASKA ME MJALTË DHE LËNG PORTOKALLI

Kjo maskë, që për bazë ka mjaltin dhe portokallin, është njëra nga maskat që reagon më së shpejti, për t'ia rikthyer fytyrës suaj shkëlqimin natyral. 1. Përzieni tri lugë gjelle lëng portokalli me 120 gramë mjaltë. 2. Përzierjen aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për tridhjetë minuta. 3. Pastrojeni fillimisht me ujë të vakët, pastaj me ujë të ftohtë dhe përfundimisht aplikojeni zbutësin tuaj të preferuar.

(Kosova Sot Online)