Si t'i mbuloni rrudhat me ndihmën e grimit?

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 10:12
Si t'i mbuloni rrudhat me ndihmën e grimit?

Grimi mund të jetë aleati juaj në fshehjen e parregullsive, madje edhe të rrudhave. Duhet ta përsosni rutinën e grimit për të nxjerrë më të mirën prej lëkurës suaj, madje edhe atëherë kur rrudhat bëhen problem shumë i madh. Madje, edhe nëse përdorni prodhimet kozmetike për lëkurën e vjetër, rezultatet përfundimtare do të varen rreth asaj se si do ta përgatisni lëkurën tuaj. Para së gjithash, me rëndësi të madhe është të aplikoni krem të mirë hidratues për çdo mëngjes në lëkurë të lagësht, që të keni kujdes rreth hapësirave përreth syve, sepse pikërisht këto hapësira janë kritike për shfaqjen e rrudhave. Pudra në pluhur le të përdoret sa më pak që të jetë e mundur.

Nëse jeni të detyruar që ta përdorni pudrën pluhur, vendosni sasi sa më të vogël. Me rastin e përgatitjes së bojëkuqit, shmangni ngjyrat e errëta, të cilat i theksojnë rrudhat tuaja. Mbani mend që të përdorni lapsin pa ngjyrë për buzë, i cili i ndihmon ngjyrës që të qëndrojë dhe nuk përhapet. Dhe, buzëkuqin për buzë e përdorni në nuanca të ndritshme. Ngjyrat e buta janë aleati më i mirë që i ndihmojnë lëkurës suaj që të duket më e re dhe më e shtrënguar. Përdorni më pak bojëkuq në faqe, në mënyrë që të dukeni sa më natyrale. Atë që duhet të shmangni është dukja e "rëndë" dhe e lodhur e fytyrës suaj. Edhe pse grimi në përgjithësi nuk mund t'i largojë rrudhat, në mënyrë drastike mund ta pakësoni dukjen e tyre. Hijet për sy po ashtu janë problem i madh, shmangni ngjyrat që bien në sy, që më shumë theksojnë rrudhat, përdorni nuanca më të buta dhe më natyrale.

(Kosova Sot Online)