Kremi që ju duhet për rigjallërimin e lëkurës dhe heqjen e rrudhave nga fytyra!

  • G.G /
  • 12 October 2020 - 10:44
Kremi që ju duhet për rigjallërimin e lëkurës dhe heqjen e rrudhave nga fytyra!

Rrudhat dhe pleqëria, të gjithë e dimë mirë se këto dy gjëra janë të lidhura fort me njëra-tjetrën apo jo? Shumë njerëz në mbarë botën, veçanërisht gratë janë të shqetësuara për gjendjen e lëkurës së tyre dhe kujdesen mirë për atë, veçanërisht për fytyrën.

Pra, shumica e tyre shpenzojnë shumë para për trajtime të shtrenjta dhe produkte kozmetike, në mënyrë që të zvogëlojnë pamjen e rrudhave. E vërteta e hidhur është se jo të gjitha këto gra mund t’i përballojnë këto produkte dhe trajtime të shtrenjta. Por ne kemi gjetur një recetë e cila i zhduk këto rrudha në mënyrë të konsiderueshme.

Receta

Përbërësit

1 gotë ujë

1 lugë mjaltë

3 lugë oriz

1 lugë qumësht

Përbërja:

Siç e kemi përmendur më lart, ky krem ëështë shumë i thjeshtë për t’u përgatitur, ndaj pikë së pari ju duhet të:

Vendosni 3 lugët e orizit në një tas dhe të shtoni 1 filxhan ujë mbi të. Vendoseni përzierjen në një enë dhe lëreni të vlojë për 3 minuta.
Pas kësaj hiqni enën nga nxehtësia, lëreni të ftohet dhe e përzieni. Mbajeni këtë përzierje në një enë qelqi.
Pastaj, merrni oriz të zier, shtoni 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë qumësht të ngrohtë. I miksoni këto përbërës derisa ju të përftoni një masë homogjene.
Si ta përdorni:

Fillimisht duhet ta lani fytyrën me ujë të pastër.
Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe masazhoni butësisht me lëvizje rrethore. Lëreni atë për 15 minuta dhe pastaj shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Duhet ta përdorni këtë maskë një herë në javë. Ajo do të hidratojë lëkurën tuaj dhe kështu do të siguroni disa vite më pak!

(Kosova Sot Online)