Maskë nga karota për fytyrë të përtërirë

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 10:25
Maskë nga karota për fytyrë të përtërirë

Përbërësit: 1 lugë ajkë të thartë; 1 lugë niseshte misri; 5 lugë lëng të freskët karote; 100 ml ujë.

Përgatitja

Në enë hidhni 100 ml ujë dhe shtoni niseshtenë e misrit, më pas e vini në zjarr dhe përzieni derisa masa të trashet. Kur të ketë vluar, e hiqni nga zjarri dhe e lini të ftohet. Pas kësaj, shtoni lëngun e karotës dhe ajkën. Përzieni derisa të fitoni një masë homogjene.

Aplikimi

 Para se ta aplikoni këtë maskë e shpëlani fytyrën. Më pas e aplikoni maskën dhe e lini të veprojë për gjysmë orë. Pastaj e shpëlani me ujë të vakët. Tretmanin e aplikoni 3-5 herë në javë.

(Kosoa Sot Online)