Krijimi i grimit të syve "smokey" është një proces shumë i vështirë

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 09:12
Krijimi i grimit të syve

Krijimi i grimit të syve "smokey" është një proces shumë i vështirë, andaj të gjitha femrat, kur mësohen ta krijojnë këtë stil grimi, ndjejnë një lloj çlirimi. Gjithsesi, rruga deri në majë është e mbushur me probleme të natyrave të ndryshme, megjithatë këto tri teknika mund t'ju ndihmojnë në rrugën drejt perfeksionit

STILI BAZIK I SYVE "SMOKEY"

Fillimisht duhet ta dini që perfeksioni nuk arrihet brenda një dite, andaj edhe duhet ta keni të qartë se kurrsesi nuk do të arrini të bëheni profesioniste për krijimin e stilit të grimit "smokey" për një ditë të vetme. Gjithsesi, filloni duke provuar një "eyeliner" me ngjyrë të zezë, me të cilin e trajtoni pjesën e qerpikëve të epërm. Qëllimi është që "eyeliner"-i të mos jetë shumë i rregullt, pra të krijohet përshtypja që ju e keni krijuar, me qëllim të një stili të çrregullt të grimit të syve.

SYTË "SMOKEY", ME NGJYRA TË NDEZURA

Pasi të keni ushtruar për krijimin e stilit të syve "smokey" me "eyeliner", me ngjyrë të zezë, vjen koha kur ju duhet të filloni të përdorni disa ngjyra më të ndezura. Pra, në vend të aplikimit të "eyeliner"-it me ngjyrë të zezë, provoni ngjyra të tjera, për ta thyer monotoninë.

STILI KLASIK "SMOKEY"

Për t'i shtuar pak dramë dukjes suaj, merreni një paletë të hijezuesve të syve që përmbajnë nuanca të ndryshme: nga të çelëtat deri tek ato më të mbyllëtat. Për ta krijuar dukjen më të përshtatshme për një mbrëmje të këndshme, merrni nuancën më të çelët dhe më të mbuloni gjithë pjesën e kapakëve të syve, pastaj me ngjyrën mesatare trajtoni linjat e qerpikëve, kurse ngjyrën më të mbylltë e përdorni nga mesi i kapakut të syve deri te skajet e jashtme. 


(Kosova Sot Online)