Detyra ‘e çmendur’ e shtëpisë për nxënësen: Shkruaj skenar si do të ndaheshe nga i dashuri

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 10:48
Detyra ‘e çmendur’ e shtëpisë për nxënësen: Shkruaj skenar si do të ndaheshe nga i dashuri

E padëgjuar më parë, por një mësues në Uells i ka dhënë detyrë shtëpie një nxënësje që të përshkruajë një skenar se si do të ndahet nga i dashuri i saj.

Pas kësaj nxënësja ka rrëfyer gjithçka dhe mësuesi është marrë në pyetje.

Ky i fundit ka thënë se e ka bërë për shaka dhe se nuk ka patur asnjë qëllim seksual.

Megjithatë një nxënëse tjetër pohoi se ai i fërkoi shpatullat dhe pjesën e rripit të sytjenave. Ajo tha se ai gjithashtu vendosi dorën e tij mbi të sajën ndërsa ajo po përdorte një maus kompjuteri. Por ai i mohon pretendimet e saj duke thënë se ai e preku atë vetëm si një gjest mbështetjeje. Bëhet me dije se kjo sjellje e mësuesit me nxënësen ka zgjatur për 10 muaj.

Ndërkohë edhe nxënës të tjerë e akuzojnë mësuesin për ngacmime të tilla. Hume, i martuar,  përballet me akuza për sjellje të papranueshme profesionale.

(Kosova Sot Online)