Historia e 30 vjeçares që humbi 117kg shkaku i një refuzimi

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 15:24
Historia e 30 vjeçares që humbi 117kg shkaku i një refuzimi

Një grua në Zelandën e Re ka humbur më shumë se 100 kg pasi nuk ishte pranuar në një dyqan nusërie për shkak të përmasave të saj.

30-vjeçarja DJ Jarman peshonte rreth 264 kg kur shkoi në një dyqan nusërie në vitin 2012, raporton Daily Mail.

Por, kur ajo shikoi brenda një dyqani të fustaneve, asaj iu tha se duhet të shikonte diku tjetër.

“Më kishin thënë se nuk kishin asgjë për përmasat e mia aty. ‘Duhet të bësh një fustan me porosi’”, tha Jarman.

Në atë kohë, Jarman thotë se për të ishte sfiduese të bënte edhe gjëra bazike.

“Trupi im duhet të punonte shumë çdo ditë vetëm që të ngritej nga shtrati, për të luajtur me fëmijët e mi, për të bërë edhe gjënë më të vogël ishte vështirësia më e madhe”, shton ajo.

Pas asaj që i ndodhi në dyqanin e nusërisë, Jarman vendosi që të ndryshonte.

Ajo ushtroi për vite të tëra për të humbur peshë, duke provuar dieta të ndryshme, por asgjë nuk funksionoi.

Më në fund ajo vendoi t’i nënshtrohej një operacioni të stomakut, që i ndryshoi jetën. Tash, Jarman peshon 147 kg. Ajo ka postuar për udhëtimin e saj të humbjes së peshës në rrjetet sociale, derisa ka përshkruar se çka iu deshtë të bënte për të humbur 117 kg.

(Kosova Sot Online)