Flokët e shkurtër, hit në Hollivud

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 20:05
Flokët e shkurtër, hit në Hollivud

Flokët e shkurtër fytyrën e bëjnë të duket më e re dhe më të këndshme, kështu që nuk është aspak për t'u çuditur pse femrat dhe yjet e njohura nga Hollivudi kanë vendosur t'i shkurtojnë flokët e tyre. Megjithëse flokët e gjatë janë dhe do të mbeten gjithmonë në modë, këtë vit botën e stilit të flokëve e ka dridhur trendi i ri, e ky stil janë flokët e shkurtër.

Disa nga yjet më të njohura, si Beyonce, e kanë sjellë këtë model në variant të shkurtër, ndërkaq disa të tjera, si Rosie HuntingtonWhiteley dhe Kim Kardashian, janë përcaktuar për një variant paksa më të gjatë. Që të gjitha këto na shtyjnë të pyesim çfarë ka magjike në këtë stil të flokëve. Do të ishte mirë që edhe ju ta kopjoni këtë stil dhe të shkëlqeni pikërisht si yjet nga Hollivudi.  

(Kosova Sot Online)