HAXHI SADRIA PARALAJMËROI NDRYSHIMIN E EPOKAVE HISTORIKE PËRMES NGRITJËS FLAMURIT KOMBËTAR DHE KRYENGRITJËS NË KULINË MË 1910

HAXHI SADRIA PARALAJMËROI NDRYSHIMIN E EPOKAVE HISTORIKE PËRMES  NGRITJËS FLAMURIT KOMBËTAR DHE KRYENGRITJËS NË KULINË MË 1910
HAXHI SADRIA PARALAJMËROI NDRYSHIMIN E EPOKAVE HISTORIKE PËRMES  NGRITJËS FLAMURIT KOMBËTAR DHE KRYENGRITJËS NË KULINË MË 1910

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 15 May 2026 - 14:39

Nga Akademik Prof dr Hakif Bajrami

Historia që nuk duhët të harrohët

Deri sa për 1019 katunde të Llapit dhe tërë Sanxhakut Nishin në krye të Islihatit ishte Murat Xhakja deri më 1899, vendin e tij do ta zë njeriu që krijoi autoritet për burrëri dhe korrektësi Haxhi Sadria. Ky personalitet do të angazhohët sidomos te zyrët përkatëse të Vilajetit Kosovës që shumë padejtësi që u bëheshin muhaxherëve, të zgjidhën me procedurë edhe private edhe zyrtare. Private për faktin sepse pushteti okupator në çdo etapë shfaqte oportunizëm kur ishin në pyetje shqiptarët.

Prandaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shënua si ngjarje vendimtare e Rilindjës Kombëtare për ta vetëdijësuar formësimin e plotë të kombit. Kuvendi i Prizrenit u mbajtë më 10 VI 1878. Ky Kuvend ishte i organizuar në kohën e duhur sepse çështja e MUHAXHERËVE në Vilajetin e Kosovës ishte bërë plagë kombëtare. Së dyti, Kuvendi i Prizrenit u mbajt tri ditë para Kongresit Berlinit (13 qershor), për t` i traguar atij kuvendi se çështja shqiptare është vendimtare në Ballkan në veçanti, dhe Evropë e Perandori Osmane në përgjithësi.

Sipas Kristo Dakos në Kuvendin e Prizrenit më 10 VI 1878 ishin:

1.Myderriz Haxhi Ymer Prizreni;2.Abdyl Frashri; 3. Ali Pashë Gucia; 4. Sulejman Ag Vokshi;5. Abdyl Pash Peja; 6. Mulla Zekë Peja; 7. Zejnel Efendi Peja; 8. Shaqir Agë Peja; 9. Ahmet Koronicë Gjakova; 10. Hasan Pash Deralla Tetova; 11. Rexhep Pashë Tetova; 12. Ilias Pash Dibra; 13. Ejup Bej Jenipazari; 14. Ali Dod Mitrovica; 15. Osman Myfti Pirishtina; 16. Ali Kurtesh Mitrovica; 17. Ful Mustaf Bej Shkupi; 18. Mustafë Koxhobash Shkupi; 19. Jashar Bej Kumanova; 20.Haxhi Ismail Efendi Kumanova (myderriz); 21. Maksut Efendi Presheva; 22. Kamber Ag Presheva; 23. Haxhi Abas Presheva; 24. Ali Bej Tirana; 25. Arsllan Bej Elbasani; 26. Abdyl Efendi Shkupi; 27. Haxhi Sadik Tetova; 28. Hysejn Bej Gjilani; 29. Binak Ali Gjakova (Malësia); 30. Ali Ibra Malësia Gjakovë; 31. Natali Bej Preveza; 32. Abedin Pasha (djali i Abedin Pashës M. P. J); 33. Mustafë Pashë Vlora; 34. Pjetër Bej Janina dhe,35. Jani Vreto Kanina. 36. Sadri Bllaku ishte në cilsinë e vrojtuesit. Më vonë u bë i njohur si Haxhi Sadria që i priu kryengrtjës TOPIT kundër osmanlisë dhe çdo okupatori të Kosovës më 1910.

Në Kuvendin e Prizrenit ishin edhe 17 persona tjerë nga Shqipëria e Mesme). (Shiqo: Albania 57, f. 178).

BESA BESA E PEJËS 1899

Rëndësia historike e odës shqiptare është e pamatëshme me ndonjë studim spaecial shkencor. Po, janë shkruar studime specifike për odën, por nuk janë bërë hetimet ku është shkruar historia, përkatësisht ku janë marrë vendimet hsitorike, që trojet tona të ruhen me çdo çmim. Lidhur me këtë, gjatë studimeve të mia me decnje për viset më veriore kombëtare gjatë shekullit XX janë të evidentuar tri qendra ku dihej se mirreshin vendime për jetë a vdekje.

Qendra e parë ishte Popova (lokalitet në mes Vushtrris histrik dhe Llapit kryengritës). Aty, Tahir Popova e krijoi Mevludin, me të cilin shqiptarët bashkjetonin nga festa në festë, nga kryengritja në kryengritje. Aty, jo vetëm që këndohen mevlude, por vitet e shqiptarisë NUMROHESHIN me këtë moto: Nga kryengritja e vitit ….. sa vjet kanë kaluar. Asgjë nuk ka ndryshuar, ia fillojmë aksionit për ta organizuar kryengritjën vijuese, ishte moto e çdo kuvendi dhe vendimi që sillte ISLIHTI (lloj Gjyqi) nepër odat tona historike.

Qendra (Oda) e dyë i historisë shqiptare në këtë trevë që reflekton edhe gjetiu ishtë oda e Boletinit. Por kjo odë me që mbështetej jo në faktorin intelektual, por në faktorin luftrak-kryengritës , armiqët e kësaj ode u përkujdesën që ta siellin në hasmëri me odën sekundare të Vocollëve. Si është zvilluar ajo luftë e dy familjeve, duhet studim i posaçëm.

Oda e tretë i deshtimit të dy odave ishte fakti se Isa Boletini u izolua me 1903 nga Sulltan Abdylhamidi me të shtime të Rusisë e me intriga të Konzullatit saj në Mitrovicë, po edhe të konzullit serbian në Prishtinë dhe Shkup.

Oda e katërt ishte pseudo faktor se Isa Boletini kishte një lidhje me popin Angjellko Neshiqin dhe ky realitet ia zvoglonte autoritetin sidomos në Kazan e Llapit dhe Nahinë e Prishtinës e mos të flasi për Kazan e Vushtrris ku ndikimi i sektave fetare ishte gati në nivel si të ishte një Gjakovë e dytë.

Por faktori i PESTË pse Isa Boletini mbeti autoritet politik i pakontestuar ishte se kishte pasuri. Me këtë pasuri jo që e blente pozitën por e siguronte burrërinë sepse kishte mundësi të diktojë edhe humanizëm sidomos gjatë muajit të ramazanit, kur Isa Boletini jepte lëmoshë gati 15% të tërë fitimit vjetor, nga xehrorja e gurit. Të gjitha këto fakte ndikuan që mu në trevën e Popovës, në Vesekofcë apo Perpellac të ngritët Flamuri Kombëtar Shqiptar disa herë. Sipas dokumeneteve arkivore Flamuri kombëtar është ngritur në Popovë me 6 korrik 1912. Në lidhje me këtë, gjatë gjithë kohës së okupimit austriak Flamuri Kombëtar ka qenë i ngritur në Vesekofc (1915-1918) dhe maja e Vesekofcit u quajt nga ajo kohë Maja e Bajrakut. Aq më parë Flamuri valoi në Vesekofc, sepse pjesa më e madhe e familjës Popova u vëndos në Vushtrri dhe aty Hys Popova e mbaroi edhe shkollën austriake në gjuhën shqipe. Bile Hysi ishte antar i shoqatës muzikore të shkollës dhe kishte talent për t` u rënë disa veglave muzikore. Për këtë veti kanë mbetë fjalë të njohura në Llap ku thuhet: “Po mirë Hysi si djalë po ka talent me u ra veglave muzikore, por më mirë ka pasë talent baba i tij Syla me u ra veglave të luftës sidomos, kur ishte në një front me vllazërit Bajçinofci dhe Familjën Kojuhi.

Tani shtrohet pyetja pse në Llap nuk flitet për Flamur të nfritur. Të vjetrit për këtë pyetja do të përgjigjen sikur duan ta kompenzojnë “deficitin” duke thënë: “Nuk ka flamur, por ka krisma topi në Kulinë, ka thyerje të burgut (Mreçezit) më 1910 nga një tajfje e re kryengritësh siç ishin: Ramë Vllasa, Nur Shatri, Brahim Hertica, Islam Bulliqi, Mehmet Xhakja, Sheq Mirofci, Osamn Vuça, Osman Pollata, Jahir Doberdili. Mbi të gjithë në kohën e Luftërave Ballkanike do të ngritët Isa Boletini, sidomos me shkuarjën në Vlorë më 30 nëntor 1912, për t` u bërë shtylla e sigurtë e pavarësisë, për ta filluar një veprimtari të re për t` i mobilizuar shqiptarët në luftë për shtetin kombëtar. Madje Isa Boletini shkoi edhe në Londës. Janë të ruajtura kujtimet e Obri Herbertit (1880-1923) për Isa Boletinin në gjuhën anglishte. Në këtë rast do ta plasoi vetëm një detal. Obri Herbert e shetiti Isan nepër Londër si mik i shqiptarëve. Por kur e vizitoi Isai muzeun Zologjik, Isa Boletini i tha: “ Paskeni grumbulluar këtu të gjitha gjallnesat. Por punën kryesore nuk e paskeni bërë”? Obri Herbett si intelektual kulminant me kureshtje iu afrua ‘Robin Hudit” Ballkanit dhe e pyeti: Po cila është ajo gjallresë që këtu mungon? Isai i përgjigjet seriozisht, shkruan Obri: “Vetëm dreqin nuk e paskeni shti në katar, e më e ngushtue me telin me thepa, se ai është më i rrezikshëm se tigri dhe arusha që kokan këtu. Të lutëm nxine dhe më në fund njerzmi ta kuptoi si duket, se Sulltani boll i fuqishëm ishte, por edhe atij i pata thënë: “Dreqin nuk po keni ide me e burgos”.

VITI 1908 I KTHESËS HISTORIKE PËR BALLKANIN

Pas Kongresit Berlinit Fuqitë Evropiane e panë se kah duhet pozicionuar interesat dhe cila fuqi me cilën janë të një goje. Nuk shkoi shumë kohë dhe me 1879 doli në shesh Marrëveshja Gjermani-Austro Hungrai. Në këtë taborr fillestar më 1882 Gjermania bëri aleancë me Italinë. Ky bllok i qendrës u mbyll më 1897 duke bërë marrëveshje Austro Hungaria me Italinë. Ky bllok politiko ushtrak nuk kishte koloni të maftuara por kishte kapital të mjaftueshëm, madje për eskport. Mbi të gjitha, kishte nevojë për lëndë të parë, prandaj ngadal por sigurt do të përgatitët për një rindarje të botës në sfera koloniale të përshtashme për ekonominë e tyre.

Blloku tjetër ishte i knaqur me pozitën e vet koloniale, prandaj nuk do të ngutët në asnjë variantë për një ndarje të re, për një përshtatje sado “racionale”, për ta mbajtur botën ashtu si ishte. Kështu më 1893 do të lidhet aleanca Francë-Rusi.Më 1904 do të lidhet aleanca Francë-Angli dhe më 1907 do të rrubullaksohet kjo aleancë duke bërë marrëveshje Anglia me Rusinë e duke u quajtur të tria së bashku Antantë.

Filozofia matematikore e historisë

Emruesi i përbashkët e të dy blloqeve kundershtare ishte formula 1+1+1, që do të thot të jesh: Anti Islam, anti osmanli dhe pro ortodoks. gjithnjë me sintagmë se duhet “shporet islami nga Evropa”. Dhe kjo luftë e kishte ngjyrën e Kryqzatave mesjetare por kishte dizajnë modern me moton: “Për fe dhe atdhe”. Kjo parull e kishte bërthamën nga viti 1711, kur Rusët kishin arritur te brigjet e Danubit dhe po synpnin Stambollin ta kthejnë në Romë të dytë (Bizant)..

Historia shqiptare do të përputhet fare pak në këto strategji të cilat tnzisht në disa raste vepronin edhe pa e ditur antari i bllokut, por gati publikisht duke e ditur blloku tjetër se çka është e përbashkët në luftën e shenjët, të cilën e kualifikuan se është e “Projektuar nga zoti, që ata popuj që janë islamizuar t` i kthejmë sërish në folen e mëparme”. (Këso premtimesh patën lëshuar edhe dy tre shqiptarë më 1998/99 se: “Të gjithë shqiptarët e rreligjionit islam do të kthehn në ritin katolik”. Prandaj deri me sot (2026) kur nuk është plotësuar ky premtim, sikur ka filluar një fushatë kryqzate ndaj Republikës Kosovës, duke dëshmuar se Prenedimi po i bashkohet Lindjës në urrejtje të sërishme ndaj shqiptarëve”. (Shiqoni se kush është në Hagë dhe si maskohet atje realiteti; shiqoni se çafar fushate zhvillohet kundër pushtetit aktual në Kosovë, i orkesturuar nga masoneria e Lozanës. E vërteta, plani i këtij komploti është i plasuar në Institutin ASPEN dhe CERNEGI në SHBA, në mënyrë që nëse shqiptarët nuk pranojnë konvertim në katolik të paktën të kthehen në PROTESTANT si janë dhe do të qëndrojnë.

Viti historik për rriedhat politiko koloniale në Ballkan

Më 1908 ndodhën ktheat historike: Kuvendi i Ferizajit 1908; Shpallja e pavarësisë së Bullgarisë, Aneksimi i Bosnje Hercegovinës; Bashkimi Kretës me Greqinë dhe Kongresi kombëtar i Alfabetit Kombëtar shqiptar në Manstir. Nuk kishte më dilema se tokave shqiptare u duhej shteti, tokat shqiptare duhet të shpallën tokë me zot e ai është shteti shqiptar për të cilin do të punohet deri më 28 XI 1912.

KUVENDI I FERIZAJIT nga 5 e deri më 23 korrik 1908

Kuvendi i Ferizajit që u mbajt nga 5 e deri më 23 korrik 1908, shënon pozitën se shqiptarët kishin grumbulluar aq dituri dhe informata se robëria e mëtejme nuk e kishte asnjë kuptim. Prandaj për ta amoertizuar këtë kërkesë popullore shqiptare më 24 korrik 1908 Sulltani do ta sjellë Kushtetutën që e kishte promovuar Veziri famlartë shqiptar Mithat Pasha më 1876.

Bullgaria më 5 tetor 1908 e shpallë pavarësinë

Duke e vrejtur se janë piekur kushtet për shkëputje nga Stambolli, Sofja zyrtare më 5 tetor 1908 do ta shpallë pavarësinë sepse në Kongresin e Berlinit kishte mbetur koloni e Stambollit.

Austro Hungraia me 7 tetor 1908 e shpallë aneksimin e Bosnjës Hercegovinës

Duke e nuhatur realitetin historik më 7 tetor 1908 Wjena do ta shpallë aneksimin Bosnje e Hercegovinën, pasi që e kishte okupuar më 1875.

Më 12 tetor 1908 Asambleja e Krestës e shpallë bashkimin me Greqinë

Edhe Asambleja e Kretës do ta shfrytëzojë momnetin histirik dhe më 12 tetor 1908 do ta shpallë shkputjen nga statusi specal i kohës Berlinit dhe do të votojë për bashkimin me Greqinë që ishte shtet sovran nga viti 1821. E vërteta Kuvendi i Greqisë në tri seancat e para ka komunikaur shqip, sepse në te dominonin Arvanitasit. Ndërsa në Serbia, flasin dokuementet se u krijua nga Kelmendasit shqiptarë.

Kongresi Kombëtar i Alfabetit shqiptar mbahet nga 14 deri më 22 nëntor 1908

Mbajtja e Kongresit për sajimin e një alfabeti të përbashkët kombëtar, ishte bërë imperativ i kohës. Ishte imperativ sepse nepër kolonitë shqiptare dhe librat e botuara po përdorëshin alfabete të ndryshme. Prandaj ky njësim i alfabetit nxorri në shesh nevojën që të hapën shkolla, realitet ky i zakonshëm për një popull, por mbi të gjitha nxorri nevojën që të krijohet shteti i cili me argumentin e fuqisë do ta aplikonte alfabetin e pranuar. Dhe ashtu ndodhi, ashtu si ndodhën kryengritjet e shumta në vilajetet shqiptare. Kongresi përfaqsohej jo nga 32 por nga 52 përfaqsues nahishë.

Kunderthënjet Mitaht Frashëri me Gjergj Fishtën

Me sajimin e alfabetit kombëtar, kombi më fortë se kurrë më parë e kuptoi se shqiptarië i duhet një shtet i cili do ta ketë një flamur, do ta ketë një ligjësi dhe një gjuhë administrative që buron nga shkolla kombëtare. Pra, për asgjë tjetër më nuk mund të thuhet se shqiptarët nuk kanë alfabet dhe ma nuk kishin nevojë të aplikohën në shkrime dielektët do të thot Mihat Frashëri. Fishta ishte i ndikuar nga folklori dhe i jepte të drejtë dialektit.

Zgjedhjet parlamentare në Perandorinë turke

Më 6 korrik 1909 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Pernadorinë Osmane, të cilët përfaqsuesit e zgjedhur lëshuan këtë deklaratë historike: “ Deklarojmë mburrje se pavarësinë dhe autonominë nuk e heqim nga mendja si shqiptar të ndershëm dhe atdhetar”. Deputetët që përfaqsonin shqiptarinë si komb i veçant ishin:

1.Sherif Efendi Prizreni; 2. Sulejman Efrendia, sekretar gjeneral i divizionit; 3.Azis Pash Vrioni Berati; 4. Esad Pash Toptani Durrësi; 5. Nexhip Draga Shkupi; 6. Shahin Be kolonja Kruja; 7. Fuad Pash Prishtina; 8. Gani Frashëri; 9. Bedri Bej Peja; 10.Mehmet Vasfiu ish ministër; 11.Jahja Efendi Prizreni; 12. Ahmet Hamdi Bej Peja; 13. Hasan Bej Prishtina; 14. Isamil Haki Manastiri senatorliu; 15. Ismail Pash Zemraku Dibra; 16. Hasan Efendi Senica; 17 Ahmet Hamdi Preveza; 18. Seit Efendi Hoxhë Shkupi 19. Emin Efendi Prizreni; 20. Myrteza Efendi Shkodra; 21. Ali Riza Efendi Gjakova; 22. Doktor Misha Korça; 23. Mamo Pashë Efendiu Dibra; 24. Ibrahim Pashë Peja. (Burimi: “Takvimi Vekai” më 6 VII 1909

Këta deputet e kishin për detyrë që ta mbrojnë çdo pllëmbë toke të shqiptarisë. Lidhur me këtë, më i zëshmi në Kuvendin Osman do të promovohët se ishte Hasan Prishtina.

Hasan Prishtina ishte dëshmuar në Parlametin e Turqisë se është kryengritës dhe se do ta edukojë popullin që mos ta durojë më asnjë okupator, pra edhe pushtetin obskurantust të Stambollit.

Marrëveshja sekrete e Konzullit serbian në Shkup me Valiun e Kosovës 26 XI 1909

Drei te takimi erdhi me iniciativën e Konzullit serbian. Valiu i Kosovës e mori ofertën për takim më 24 nëntor 1909. Të nsermën Valiu do t` i drejtohet Sadriazamit me lutje: “A kam lejën shkelqesë për të zhvilluar një takim kokë me kokë me konzullin serbian. Përmbajtja e bisedës do të jetë fakti se popullsia e Llapit, Shalës dhe Drenicës është kthyer në një lëvizje politike. Tubimet po mbahen nepër oda dhe xhami. Disa ylema nepër xhamia qe dy të premte kanë mbajtur ligjerata për VATANIN dhe për KOMJETIN. Ligjeratat janë të porositura nga Klubi i Shkupit dhe disa deputetë të Prishtinës të cilëve u prinë Hasan Vuçiterna. Më 25 XI 1909 Valiu e merr përgjegjën se takimi lejohet por me kusht që asgjë mos të rrjedhë prej tij.

Takimi zhvillohet në sarajin e Vilajetit në Shkup dhe fillon në ora 09 më 26 nëntor 1909.

I pari e mori fjalën Valiu. U jam falenderues për këtë kërkesë për takim dhe për këtë keni përshëndetje të sinqerta nga Veziri i Madh. Ai njëherit ju përshëndet juve dhe familjën mbretërore me dëshirë që të takohemi sa më parë në interes të dy vendeve tona dhe në interes të popjve te dy mbretërive tona. E keni fjalën zotri konzull Millan Rakiq?

Kuvendi i Shkupit në klubin “Shqiptari” në fund të vitit 1909 për Kryengritje shqiptare

Në Kuvendin e Shkupit ishin deputetët Bedri Pejani, Hasan Prishtina dhe Mithat Frashëri. Këta do të sajojnë një program të kryengritjës, të cilin Hasan Prishtina do ta promovojë nga foltorja e parlamentit, duke deklaruar se në viset shqiptare nëse nuk do të ngjanë liria dhe barazi do të shpërthej kryengritja dhe i pari ndër të parët që do ta merr armën do të jam unë”. Prandaj e mori emrin deputeti kryengritës.

Shumë shpejtë pas konstituimit të Parlamentit osamn shqiptarët do ta përpilojnë stratrrgjin e rrebelimit, sepse ishin të privuar nga të drejtat nacionale. Parulla e ngritjës në kryengritje shumë shpejtë do të përvetësohet nga populli dhe e kishte këtë përmbajtje: “Kur të bjen dushku prej rremit”, (simbol i Revolucionit Francez nga 14 korriku 1789), populli do të ngritët në armë. Lidhur me këtë nga historia ishte mësuar se: Kamil Demullen duke mbajtur fjalim nën hien e një arre rastësisht i bjen një dushk i arrës në kokë dhe shpërthen: RA DUSHKU. Masa i hudhët Bastilës për ta ndryshaur tërë sistemin ekonomiko shoqëror në Francë dhe ngadal në tërë Evropën.

Në kushtet e reja do të zhvillohet një luftë psikologjike se si të çlirohet shqiptaria nga “Tirania humane” (Gewaltsamakeit). Shtrohet tash edhe një pyetje shtesë: a mund të ndodhë çlirimi duke mbajtur fjalime në parlament dhe Sulltani (ishte sovrani) të avansohet në demokrat dhe të shprehet: mjaftë i keni sherbyer Babadovletit dhe tash e tutje do të jeni ju përfaqsuesit e sovranit, të cilin do ta zgjidhni ose do ta emroni ju me aftësitë e jueja njerëzore. Ta themi prerazi se ky “ralitet” nuk ishte i mundur pa një luftë, pa një simbolik, ku do të ngritej si kurdoherë Flamuri i luftës për liri, e të cilit i kishin kënduar breza të tërë pa mabrim. E ai zbullim jo i rastësishëm do të ndodhë pikërisht në një maje mali ku simbolikisht shënon paralajmërimin e çlirimit, i cili çlirim do të vonojë, por do të vijë pikërisht atëherë kur sovrani popull vëndosi ashtu. E për fat ai çast nuk u shënua me ngritje të Flamurit, por me krisje topi, dukuri kjo që te shqiptarët ndodhte për herë të parë.Në Kulinë të Llapit ndodhi historia, nddhi krisma e topit dhe nuk u ndal deri më 10 VI 1999, kur u çlirua Kosova nga UÇK dhe NATO së bashku.

KRYENGRITJA SHQIPTARE NË KULINË (LLAP) SI PARA PËRGATITJE PËR SHPALLJËN E PAVARËSISË

MARS-PRILL 1910

KOMANDANT HAXHI SARIA 1856-1910

I kemi Shiptarët ejani ta bajmë Shipninë.

E kur ta kemi Shipninë e ruejmë vatanin!

MURAT XHAKJA-KELMENDI

Tregoi: Sylë Hys Popova në Vushtrri më 1974

Pse në Llap nuk kishte kurrë Serbianë deri më 1913

Epika jonë nuk ndryshon nga të tjerat. Por, fiktivitetin e saj as nuk e kemi konsumuar njësoj, e as nuk e kemi rezervuar me kohë që ta kultivoijmë deri në energji që nxitë ndienja e rreshton me mençuri fuqishëm në luftë për liri, edhe në saje të përkrahjës së miqëve të shqiptarisë. Lidhur me këtë potenciali moralizues i epikës nuk ka ndërtuar theml aq të fortë, jo pse nuk kemi pasë disi guxim ta ndërtojmë, por disi ne nuk kemi qëndruar fetarishtë në pozitë vertikale para stuhive të shekujve dhe trasferimeve që kanë mdodhë në rrafshin shpirtëror dhe etnokulturor gjithëshqiptar.

Përvoja fiktive që mbjellë epika në zgjimin kombëtar nuk e ka ushqyer realitetin historik kreativ nga epoka kur fillon sepse gjithëmonë kur janë në pyetje shqiptarët janë gjetur faktorë nostalgjik dhe të durueshëm për robëruesin , faktori ai që ka shkuar qoftë me luftë nacionalçlirimtare, qoftë në luftëra te të tjerëve, për të mbetur sërish vet në robëri. Po, i gjatë ishte rrugëtimi nën Perandorinë osmane, por robëria jonë nuk ishte më e shkurtër nën peshën e robërisë byzantine. Bile, bizantinizmi me që ishim në periferi , si robëri nuk krijoi ngjyra të theksuara politike dhe epike për të na difernecuar si subjekt, për të na ndarë në NE dhe ATA, shumë bindshëm dhe me faktorin e fuqisë. E vërteta, ne shqiptarët nuk jemi identifikuar nën bizantinët as atëherë me fenë dhe kryqin e ngulitur dhe hënën e shartuar, pra nuk jemi përputhë me aq lehtësi sa mendohet, në historinë e përdorëshme krishtere dhe “profitabile” islame, së cilave u kemi sherbyer në nivel të personaliteteve për t` u rreshtuar për neser, për t` i siellë popullit liri në: ajr, tokë dhe ujë. Pra, premtime ka por ushqimi mungon.

Ne përpiqemi të dëshmojmë histori neutrale nepër etapat historike. Por realiteti gjithëmonë ka mbetur aty ku kemi qëndruar vet, pra jo aty ku na ka lërë okupatori, sepse trajektorën e pushtetit nuk e kemi mbyllur si tërësi në një trust besimi ku përfshihet tërësia, sepse vet kemi krijuar ndasi përbrenda dhe faje specifike si normë rreligjoze tragjike, sidomos kjo smundje ka lëshuar rrënjë kur jemi ndarë në Prolatinë dhe Probizantinë më 1054. Tragjedia është transferuar në vargojë gjaku, kur do të ngjallet me influencën Latine fushata e kryqzatave (1096-1270), e cila në histori është realiteti më i egër dhe më idiociv në luftë për dominim të civilizimeve. Pra, plaga që ka metastazuar në të krishterë e musliman më vonë, nuk ka qenë e re dhe e padukshme si mendohet të mbulohet me fraza politike, sepse është në pyetje kryqi dhe gjysëm hëna të cilat sibole nuk rrijnë në një platformë.Por therrin dhe përgjakun në të katër anët. Së këndejmi plaga shqiptare sikur ka evoluar, madje një kohë të gjatë në grubuj krimesh e përseritur si një lloj melodie me muzikë dhe harmoni të prishur. Dhe ne si popull autokton nuk jemi si komponenetë imperialiste aziatike bizantino-osmane, por edhe nuk jemi si komponentë vatikano-katolike, evropiane. Në këtë trivializëm pastaj kanë lindur edhe sektat fetare sikurse ideologjitë politike gjatë shekullit XIX dhe XX, në mënyrë që plagën e çarë e kanë bërë fuqitë evropiane të ndara në dy taborre por kur ishin në pyetje trojet shqiptare, ato ishin edhe më të pamëshirëshme në Berlin më 1878 dhe në Londër më 1913, në Versaj më 1919. Në këtë kaos nuk mund ta nxierrim as kombin e as shtetin pa VONESA të theksuara, sepse seicila force ka gravituar në epoka të kufizuara dhe shumë vështirë jemi shkëputë nga tragjeditë që e kemi përjetuar. Kështu në stilinn çka nuk ia donë veti nuk ia donë edhe tjetrit, shqiptarët kanë mbetë definicion i racionalizmit etnik në pozitë shumë tragjike sepse janë përçarë dhe pastaj janë ndarë në pesë gjashtë copa, të cilat asnjë fuqi deri me sot nuk ua ka gjetur rreshtimin e bashkimit në një tërësi etnike.

Kështu rroli I personalitetit (personaliteteve) në historinë identifikuese shqiptare, por edhe në pozicionin e masës së gatëshme në përshtatje dhe ndryshimin na e ka shkëputur dhe shpëtuar nga shfarosja sidomos gjatë shekullit XIX-të dhe XX-të, stoicizmi jonë në tragjedi, duke shpresuar në kohë të ardhme për shpëtim dhe bashkim. Në të dy shekujtë kemi dëshmuar nostalgji të kufizuar për pushtuesit në shkallë të theksuar. Sidomos theksimi është manifestuar ndaj osmanlisë duke i ndihmuar këtij fenomeni prej të cilit u ndanë edhe vetë bartësit ( spjego realitetin që otomanët u shkëputën në turq më 13 korrik 1908, fenomen ky që nuk ka ngja për një ditë. Ky fenomen vejn si pasojë e mosarsimimit që na mungonte, prandaj edhe pse osmanlia u nda nga ai nominim, ne shqiptarët kemi pasë nostalgji ndaj tij dhe atë nostalgji e kemi dëshmuar kudo: në ndeja, në tubime dhe në shkollimin rreligjioz shumë homogjen dhe konzervativ.

Lufta pra për t` u shkëputur nga otomanizmi i brendëshëm ndër shqiptar nuk ishte kuptuar drejtë nga masa, por kësaj lufte më tepër I kontribuan fqinjët që të konvertohet në humbje se sa vet ish okupatori dhe nostalgjikët shqiptar, sepse për ndryshe nëse nuk u osmanizuam, ka ekzistuar rreziku dhe pushteti okupues vijues të krijonte kushtet tragjike që të sllavizohemi. Një shembull se si duhet me guxim të kalohet nga pozicioni i të shtypurit tragjik në fitimtar homerik dhe dialektik, është pa dyshim lufta dhe krisma e topit e drejtuar nga Haxhi Sadria në prill të vitit 1910, nja një gjysëm viti pasi që ishte ngritur FLAMURI KOMBËTAR NË KULLËN E HYS POPOVËS i i zyrtarizuar pastaj edhe në Vesekofc prej të njejtëve akterë. Tani shtrohet pyetja, si një shqiptar i rreligjionit musliman, plus Haxhi dhe personalitet i arsimuar në atë sistem e kupton se me fuqinë e armës duhet krijuar shtetin, madje kur dihet se mentaliteti kombëtar ishte i formuar.Ky fenomen le hapësirë për të u studikuat detalisht onomastika e tij.

Pengesat që u servuan në triumfin e idesë për shtet në shqiptari me shumë vonesë ishin të jashtëme apo të brendëshme. E kur e themi këtë duhet shënuar se më 1869 u kërkua publikisht të themelohet një vilajet shqiptar, por që u ndalua pa lindur fare nga Padishahu me intriga të Ignatievit dhe nënës Sulltanit. Në këtë drejtim duhet fokusuar vëmendjen në Lidhjën Shqiptare të Prizrenit dhe në luftën e egër që u kurdis për ta shkatrruar për brenda, duhet përqëndruar vëmendjën në fatin e dorëzimit të Ulqinit, Plavës dhe Gucisë Malit Zi, me kërcnim nga Anglo- Francezët dhe me pelqim të Stambollit.plus këtij fakti duhet kujtuar tragjedinë kombëtare të Sanxhakut Nishit më 1877.Prandaj për ta kuptuar thelbin e historisë së TOPIT PARË të Haxhi Sadrisë, duhet fokusohemi në pengesat e jashtëme që do të grumbullohën në fuqinë perandorake e cila zbatoi diktaturë ushtarke, fillë pas kryengritjës dhe në fuqinë e fqinjëve që shtronin pengesa të pakapërcyeshme sepse kishin apetite për të dale në det dhe për të okupuar toka të reja etnike shqiptare dhe shtetërore otomane. Për fatin e okupatorëve të ri tokat otomane ishin pre e arritëshme sepse ashtu mendonte Londra, Parisi, Petrburgu, Roma, Wjena dhe Berlini. Parndaj pronat etnike shqiptare do të mbesin pengesë dhe detyrë politiko rreligjioze në qendrat e theksuara, që idetë shqiptare për shtet dhe pushtet, mos të relaizohen. Realitetin që e kemi sot flet për çdo pore të jetës ku e si janë manifestuar palgët e robërisë.

Haxhi Sadria është djali I Haxhi Mustafës, i cili ishte i orientuar drejtë në çështjen kombëtare. Me kohë do të mirret me tregti me shumicë. Por kishte edhe një pasuri solide familiare, e më së shumti kishte interes nga mulliri prej të cilit fitonte edhe ushqimin familiar, por edhe kishte mundësi t` I ndihmojë familjet e varfura, sidomos ato që ishin të shtresës muhaxheri, e që ishin përzënë nga Sanxhaku I Nishit më 1877/78. Gradën e Haxhisë Mustafa do ta fitojë më 1875. Me këtë pozitë shumë të respektuar në popull atëherë jo vetëm në trevën e Llapit, në vijim do të vej kontakte me myderrizët e Shkupit, Tetovës dhe sidomos me ata të Prishtinës dhe Prizrenit. I shoqëruar me Myderriz Ymer Prizrenin, më 10 qershor 1878 Haxhi Mustafë Blaku do të gjëndet me shumë llapjanë në Kuvendin e pare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga kjo kohë shtëpia e tij do të bëret qender e kuvendimeve dhe organizimeve të shpeshta për t` i kthyer muhaxherët sërish në Toplicë, në shtëpitë e veta. Janë të njohura tentimet e Mustafë Blakut dhe Murat e Mehmet Xhakës për t` u kthyer muhaxherët në fshatrat e veta më 1879, më 1881 përpiekja e Murat Xhakës dhe Mustafë Blakut më 1882,më 1883, më 1886 dhe 1889, tregojnë se nostaligjia nuk ka qenë vetëm ëndërr por edhe përpiekje maksimale e parisë që t` i prijnë popullit në një mision që ishte i drejtë. Këto tentime që janë shoqëruar me luftime të ashpra me ushtrinë okupatore serbiane kanë përfunduar me viktima të dyanëshme, sidomos më 1886. Në këtë luftë që do të zhvillohet në afërsi të Bajës Kushumlisë, do të merr pjesë edhe Sadri Blaku, djali I Mustafë Blkaut. Në këtë luftë babë (Mustafë) e djalë (Sadri) do të marrin pjesë në taborrin e dytë që e theu rojen serbiane në Perpellac dhe kishte marrshuar deri në Deshishk, me qellim që të çlirohet rriedha e lumit Toplica për të depërtuar deri në Prekupe, në të dy anët e ish trevës shqiptare. Këtë aksion çlirimtar e drejtonte edhe Murat Xhakja që kishte përvojë lufte si nizam i mbretit si dhe si luftetarë vullnetar në Pleme të Vogël më 1877.

Populli kësaj lufte do t` I këndojë fuqishëm në çdo etapë historike me këto fjalë:

Luftë e egër ku derdhet gjaku

Mustafë Blaku t` u lumtë konaku.

Me ty erë lirie frynë Llapi e Gallapi,

O t` u lumtë martina o Mustafë Balaku!

(Tregoi Mustaf Stublla më 1972)

Mustafë Blakçori nuk ishte muhexherë por vendas në Besianë

Haxhi Sadria u lind në Besianë më 1856. Në moshën dhejtë vjeçare shkoi në shkollë në Arbanash të Kushumlisë. Aty do të shquhet sin xënës I shkelqyshëm në klasën e Myderriz Faik Efendisë. Si intelektual i formuar do të shquhet në të gjitha kuvendet e Kazasë Llapit, duke krijuar autoritet në popull nga të gjitha shtresat, sepse babai I tij ishte shndërruar në mecenë për shkollimin e medresantëve edhe filantrop ndaj muhaxherisë së shumtë në tërë Kazanë e Prishtinës, Mitrovicës, Vushtrris, e sidomos në nahinë e Llapit, realitet ai që i favorizonte muhaxherët që të arsimohen dhe eknomikisht të prosperojnë.

Pjesëmarrës në Luftën e Plemës Vogël

Më 24 prill 1877 Rusia I shpallë luftë Perandorisë Osmene. Menjëherë do ta pasojë mobilizimi i shqiptarëve në Vilajetin e Kosovës, sepse nëse thehet Rusia në Pleme të Vogël, atëherë ruhet tërësia toksore e Vilajetit kryengritës të Kosovës. Ajo luftë e kishte nxierr një konkluzë nga Kuvendi i burrave në Arbanash të Kushumlisë, aty ku ishte edhe Medreseja. Kështu njëri ndër 12000 regrutët e parë të Vilajetit Kosovës, do të jetë Sadri Haxhiu , i cili pas ushtrimeve një mujore me të gjitha llojet e armeve të rënda, dërgohet në frontin e Plemës Vogël. Me rënjen e Sofjes dhe Edrenës nën robërinë ruse, nga data 10-28 janar 1878 Sadri Haxhiu do të nxinent rob. Si ushtarë I formuar-topgji, për tri vite do të qëndrojë në kampin rus në Krime, ku do të punojë punë të rënda fizike. Aty do të krijojë shoqëri me shumë trima nga të gjitha viset shqiptare dhe jo vetëm nga këto, sepse e flsite shumë mire osmanishtën dhe arabishtën.

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku u Pirotit (Shalqoit) në dhjetor 1877

Sipas atyre që e kanë njohur Sadri Haxhinë për së afërmi dëbimi I shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhakut i Pirorit ka ngja për shkak të tradhtisë së Oborrit Perandorak të Stambollit,që u manifestua pikërisht si një ndër pasojat në Luftën në Pleme të Vogël. Ishte kështu, sepse Padishahu i regrutoi së pari shqiptarët e Vilajetit Kosovës, që të luftojnë në Pleme të Vogël me moton: “Ra Plemja e Vogël, Rusia do të shtrihet me Bullgarinë deri në Adriatik”. Me këtë mobilizim Vilajeti I Kosovës kishte mbetur në fëmi, femra dhe pleqë e plaka, sepse e tërë burrëria që kishte mundësi me bartë armë ishte rreshtuar që ta luftojë gjarprin që quhej Rusi e pa të cilin serbiani si slllav nuk e kishte asnjë mundësi të depërtojë në jug të Mollës Kjuqe në Veri të Nishit. Por se e ndihmon Serbinë Austro Hungaria, askush nuk e kishte menduar në radhët e shqiptarisë. Shiqoni për këtë fotografitë e shqiptarëve të debuar prej trojeve të veta të Sanxhakut Nishit, trevë ajo që quhej Shipnia e Vjetër.

Më 1882,Sadri Haxhia lirohet nga robëria ruse dhe vullnetarisht lajmërohet për të marrë pjesë në luftë si topgji kundër Osmanlsië në Slivovë dhe Shtimje, nën drejtimin ushtrak të Sulejamn Vokshin. Njëherit do të njihet edhe me Myderriz Ymer Prizrenin, Kryetarin e Qeversië Provizore shqiptare, e themeluar në janar 1881 në Prizren.

Nga viti 1881 e deri më 1889 Sadri Haxhia dhe shumë patriotë tejrë mirret pa ndërprerë me sigurimin e vendstrehimit të muhaxherëve, duke kërkuar ndihmë nga Myteserifi I Kazasë Prishtinës, me origjinë nga Tetova. Gjatë kësaj kohe më së rëndi e kishte në nëntor 1885 kur u arrestua Sulejman Vokshi. Por Sadri Haxhiu me të gjitha mjetet me kreshnikët etij, do të angazhohet për t` i ndihumaur muhaxherët në tërë Vilajetin, me ushqim, vendstrehim dhe duke kërkuar si autoritet ushtarak që muhaxherëve t`u jipet tokë pune, sepse ishin sosë shansat që të kthehen në Toplicë. Gjatë kësaj kohe në bashkpunim me ish mësuesin e tij Myderriz Faik Efendinë (i vjetri-hb) do të përkujdeset edhe për numrimin e varreve nga mizoritë serbiane në sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit. Por, emrat e të vrarëve nuk do të mësohen kurrë, sepse varret ishin vetëm numra pa emra. Ato njohuri faktkmbledhëse do t` ia prezentojë me shkrim Valiut Vilajetit Kosovës, për të intervenuar te Padishahu që pushteti I Serbisë t` i përgatitet një gjykim dhe t` i paguaj dëmet ose ta kthej popullsinë në vendlindje. Padia synohej t` u drejtohet Fuqive që kishin pleqëruar në Berlinë, më 1878, në dëm të trojeve shqiptare. Por që njëherit ato i kishin mbyllë sytë për të gjitha ato mizori, pasi që as Porta nuk e lëvzi tragjedinë shqiptare kurrë, sepse u miqësua me Mbretërinë serbiane dhe malazeze deri në ekstrem, sidomos më 1899, kur do të provohet nga Haxhi Zeka që të përtrihet puna e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, tash me një emër origjinal BESA BESË,edhe tash Serbia me Stambollin ishin në një frant.

Sadri Haxhia kryetar i Islihatit për tërë Kazan e Llapit

Si autoritet që ishte Sadri Haxhiu ishte zgjedhë në Llap kryetar I I s l I h a t I t, dhe po merrte pozicion ma serioz se kadia që punonte me Sheriatë. Kështu më 1890 do ta përshendet vrasjen e Lluka Marinkoviqit, konzull serbian në Prishtinë. Përkrahje ndaj atentaorit Sadri Haxhiu do të shprehë me rastin e një kuvendi në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Lidhur me këtë, konzulli serbian në çdo kohë po i provokonte muhaxherët shqiptarë dhe për vrasjen e tij një kohë do të hetohet edhe Sadri Haxha, por edhe Murat Xhakja. Por, autoritet osmane emrat e tyre nuk edo t` i zbulojnë sepse u nevoitën për momente tjera.Të shënojmë edhe këtë, se konzullin serbian e kishte vrarë një muahxher shqiptar I kazasë Prekupës i quajtur Ibrahim Ibi në derë të Konzullatit që ishte afër kishës serbiane në rrugën për Gërmi. Vrasësi pas dy ditësh do të privohet nga liria dhe do të varet publikisht në afërsi të Xhamisë Madhe, aty ku më 1910 do të varet edhe Kryehori Haxhi Sadria me kreshnikët e tij.E vërteta Lluka Marinkoviqin e ka vrar Murta Xhakja që qëndronte pas “atenatorit”, por që kishte mundësi ta amnestoi me një ryshfet të vogël te Valiu i vilajetit.

Gjatë viteve 1890-1899, Sadri Haxhia, krijon lidhje me shumë ylema (intelektualë) të Vilajrtit Kosovës, Manstirit, Selanikut , Shkodrës dhe Stambollit. Në këtë pozitë Sadri Haxhia do të gjëndet në BESA BESËN e Pejës më 1899 përktrah Haxhi Zekës. Në varrimin e Haxhi Zekës ishte njëri ndër pesë (5) ylematë që lexoi lutje pranë varrit të Patriotit, më 21 shkurt 1902 në Pejë. Në shtator të vitit 1902 Sadri Haxhia do të gjëndet pranë Isa Boletinit, për ta kundërshtuar konzullin rus në Mitrovicë, për paudhësitë që po i kurdiste ndaj shqiptarëve. Në vijim Sadri Haxhia do të gjëndet pranë shokut të luftës (Idriz Gjakovës) nga Plemja e Vogël, tani si organizator I tubimit ma të madh shqiptar në Shkup më 13 mars 1900, për çka Sulltani do ta shkarkojë Valiun e Kosovës pa asnjë vrejtje paraprake Mehmet Hafiz Pashën, sepse ishte shquar si armik I shqiptarëve. Me këto veprime Sadri Haxhia do të hakmirret ndaj mizorive që kishte bërë Rusia në Kampin e Krimesë më 1878-1881, duke mbajtë fjalime nepër xhamia e duke shpalosë qëllimet ruse dhe të kryqzatës së Fuqive të Mëdha kundër shqiptarëve më 1877 mizori ato që ishin rrezik të përseritën nga kryqzata evropiane në favor të pansllavizmit, shtizat vdekjepruese te të cilave donin ta shitojnë Shqipërinë Etnike të pesë vilajetve në ndonjë kuvendim ala ai i Berlinit.

Nga SADRI HAXHIU (1856-1906) NË HAXHI SADRIA (1906-1910)

Më 1906 Sadri Haxhia do të shkojë në HAXH, realitet ky që ishte një lloj obligimi por edhe privilegje për musliman. Ky realitet po përseritej duke e ndiekur shembullin e gjyshit dhe babait të tij, që kishin qenë haxhi të njohur të kohës. Nga ajo kohë do të njihet në popull si Haxhi Efendi Sadria. Në këtë kohë, në bazë të fakteve Haxhi Sadria do të lidhet me Odën historike të Hys Poovës, odë ajo ku vlonte patriotizma shqiptare që koagulohej në vijën: Llap-Permalinë-Drenicë-Dukagjin (verrat e Llukës). Tash Haxhi Sadria fuqishëm do të bashkëpunojë me Mula Mustafë Brainën, që ishte një intelektual i pashembullt për kohën, intelektual ky për të cilin dinte Stambolli sespe atje ku kishte studiuar ishte studiuesi më i njohur i gjeneratës tij. Prandaj e kishte marrë emrin përkdhelës “Hzretleri” Myderriz Mustafa. Haxhi Sadria në anën tjetër ishte bërë mik i pandarë me ish mësuesin e tij Faik Efendinë , duke u bërë njëherit edhe mecenë i Medresesë Prishtinës.

Haxhi Sadria 1907-1908

Më 1907 Haxhi Sadria e vren në Merçez (qendër adminsitraive dhe ushtarke osmane ) në Llap, se të burgosurit aty po malltretoheshin me thasë të mbushur me zall, në acarin e dimrit. Nga kjo kohë do të meditojë se pushteti gjakatar i Sulltan Abdylhamidit, nuk mund të durohet, sepse nga Ibrahim Temo kishte kuptuar se ky sulltan mizor kishte deklaruar: “Shqiptarët deri sa të jam gjallë, kurrë nuk do të kanë shtet, sepse nuk lejojë një pozicion të tillë. Ky milet (komb) është i prirur vetëm për yleqe dhe nishana, prandaj do të I shfrytëzojmë si mercenarë besnik (deklaratë më 17 shkurt 1908)”. Këtë thënje Abdylhamiti e kishte huazuar nga Leopold Ranke (historian dhe filozof gjerman kur tha se: Serbët nuk dijnë të krijojnë shtet” më 1820. Pastaj këtë thënje së bashku me atë të Sulltan Abdylhaidit e përvetësuan Serbianët duke thenë se: “Shqiptarët nuk dijnë të krijojnë shtet’. Këtij trillimi I është përgjigjur Haxhi Sadria më 1908: “I kemi Shqiptarët ejani ta bajmë Shipninë”.

Më 3- 13 korrik 1908 në Llap do të përshëndetet Revolucioni Xhonturk me breshëri armësh në të gjitha anën. Nga këto krisma pushteti I Serbisë do të frigohet dhe do të sjellë përforcime në kufirin: Përpellac-Merdar- Kulla e Asqerit, duke u frikuar sidomos se muhaxherët do t` ia mësyjnë çlirimit të Sanxhakut Nishit. Më 14 korrik në Merçez do të ngritët parulla turke n` anën tjetër se Serbia synon të “ZBRES NË LLAP”. Në këto rrethana Haxhi Sadria si një ushtrak dhe intelektual I piekur, por edhe pajtimtar I njohur do t` I mpobilizojë për dy ditë 20 000 shqiptarë (kreshnikë) dhe të gjithë do të pozicionohen në kufi deri në vieshtën e vonë të vitit 1908. Serbia nga ky mobilizim kishte FRIkË, sepse muhaxherët ishin të përgatitur në çdo kohë ta sulmojnë pushtetin okupator Serbian në Toplicë, sidomos.

HAXHI SADRIA NË LUFTË PËR SHKOLLË KOMBËTARE DHE SHQIPËRI NË KATËR VILAJETE

Me një përvojë jetësore shumë të begatë Haxhi Efendi Sadria, do të merr pjesë në Kongresin e Manstirit (14-22 XI 1908), duke e përkrahur Alfabetin Kombëtar së bashku edhe me tre përfaqsues të njohur nga Vilajreti I Kosovës si: Faik Efendia (muhaxher nga Kushumlia e I vëndosur në Prishtinë), Ibrahim Temo I LLpait dhe Mulla Ali Hetica I Llapit. Për shak se e ksihin përkrah alfabetin kombëtar, që të tre do të denohenme vdekje, por që rastësisht asnjeri nuk do të ekzekutohet, për shkak të ndryshimeve që kishin ndodhë në Stamboll, me rastin Revilucionit Xhonturk në vijim. Sidomos gjatë vitit 1909, Haxhi Sadria do ta zgjëroi aktivitetin sepse kshet marrë instruksione nga Hasan Prishtina që I pari ta filloi kryengritjen në Llap dhe njëherit ta zbuloi qëllimin se kryengritja nuk bëhet për ulje taksash apo për ndonjë kërkesë dytësore por që të shtrohet kërkesa e palëkundur “, me luftë që të BËHET SHQIPNIA” .

Lidhur me Alfabetin kombëtar shqiptar në anën tjetër, në të gjitha vilajetet shqiptare do të krijohet një elitë turkoshakësh që luftonin me të gjitha mjetet që Alfabeti shqiptar të jet me shkronja ARABE. Madje kjo elite kishte formuar një shoqatë: “RRETHI ARSIMOR SHQIPTAR”- Arnavud Mehfel Mearifi”. Ata që e drejtonin këtë politikë antishqiptare ishin: Univerziteti Marmara, poeti Akif Hikmeti, Haxhi Ali Elbasani, Fuad pash Prishtina, Seit Idriz Shkupi, Mahmut Bedri Peja, Hasan Basri Dibra, Riza Efendi Shkodra dhe Valiu I Kosovës, Basar Beu. Kjo kastë do të organizojë mitingje gjatë vitit 1909 dhe në fillim 1910. Kështu më 2 shkurt 1910 një tubim madhështor mbahet në Shkup në xhami. Në vijim në tubime do të mbajnë në Manstir më 6 shkurt 1910, pastaj tubime pasojnë në: Gjakovë, Elbasan, Korçë, Gjilan, Vushtrri, Mitrovicë, Jeni Pazar. Por falë Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, Faik Efendisë e sidomos Haxhi Efendi SADRISË tubime të tilla antikombëtare nuk do të lejohet të mbahen në Prishtinë, Prizren dhe në Llap.(Histori e p, shqiptar II, Tiranë f. 421). Kontra mitingjeve që ishin bërë të rrezikshme për deshtimin e Alfabetit, do të u prinë me kontra akivitete Haxhi Sadria sepse Hasan Prishtinë me shokë ishte deputet në Stamboll. Por duhet thuhet se Haxhi Sadrisë do të I ndihmojë tërë djalëria e Vilajetit, sa që një ditë Isa Boletini në Kullën historike në Popovë do të shprehet: “Baca Haxhi Sadria kam frigë se ka fitue në popull aq BESË, sa që nji ditë do ta zgjedhim po në këtë odë Sulltanin e parë të Shqiptarëve”. Të gjithë të pranishmit , ku shumica ishin pari muhaxherie në odë do të shpërthejnë: “Zoti na e pranoftë për prijës të tanë komjetit tone se ashtë I drejtë dhe guximtar”!

Haxhi Sadfria do të marrë pjesë në Kuvendin e Ferizajit (20-23 korrik 1908) së bashku me 10 përfaqsues nga Llapi prej të cilëve më të njohurit ishin: Shaqir Igrishta, Ahmet Qylahu, Ali Jaholli, Mulla Mustafë Braina dhe Haxhi Sadria, Islam Bulliqi, Brahim Hertica, Mulla Bajram Dumnica etj. Këta patriotë do ta përkrahin “Intifaknamën” BESA BESËN që doli mga ky kuvend. Haxhi Efendi Sadria do të betohet në librin e shejtë se do të luftojë deri në pikën e fundit të gjakut për Shtetin autonomy shqiptar, prap në Odën Historike të Hys Popovës në prani të Isa Boletinit dhe parisë politike të Shqipërisë Veriore në fund të vitit 1909.

QENDRIMI I HAXHI EFENDI SADRISË PO FORCOHEJ ME MOTON

VETËM ME FUQINË E ARMËS KRIJOHET SHQIPNIA!

Në fund të dhjetorit 1909 nga Klubi “Shqiptari”, drejtuar nga Ibrahim Temo në Stamboll do të arrihet të krijohet Organizata patriotike “JA VDEKJE, JA LIRI”. Nga kjo kohë permes Zeqir Brecës (tregtar malli me shumicë në mes Kosovës dhe Stambollit), në Odën Historike të Popovës do të kuvendojnë: Isa Boletini, Hys Popova, Haxhi Sadria, Mulla Mustafë Braina, Faik Efendi Prishtina, ku jipet KUSHTRIMI për KRYENGRITJE me motin ; Ja liri, ja vdekje”. Kushtrimi ishte caktuar për 17 shkurt 1910 për fillim të Kryengritjës, kundër Merçezit e pastaj vala e tij do shkojë kah shkon uji, drejtë Prishtinës, për t` u bërë Kulina lajmi kulminat I shqiptarëve për liri. Për këtë kushtrim, në Odën Hys Popovës ndër të tjera tekstualisht do të thuhet se: “Llapi, Permalina dhe Gallapi me Drenicë, duhet të ngirten në kryengritje kur të bje dushku prej rremit”. Ajo kruengritje sipas ideologëve francez kishte pasuar me të njetën prosi, kur Kmill De Myllen më 14 korrik 1789 po mabnte FJALIM nën një arrë dhe rastësishë kishte rendë një dushk arre mbi kokën e tij, për të u hudhë pastaj masa demonstruese mbi Bastilën famkeqe. Po në këtë mënyrë, kjur të bjerë dushku prej rremit në Llap, pra në mars- prill (dushku I malit qarr, ah e bung) në vitin pasues ( më 22 mars / 4 prill 1910 sulmohet Merçezi që si pasojë kishte çlirimin e Nahisë Llapit nga terrori I xhonturqëve që nuk po mbetëshin prapa osmanlive shekullor.

Përgatitjet për kryengritje

kthimit të Isa Boletinit në vendlindje, Tribuni popullor I kishte shtruar veti për deyrë që t` I shkollojë në kolegjet e Selanikut dhe Satmbollit djemët ma të mire që I kishte Kosova. Duke e ndikur këtë aktivitet Haxhi Sadria do ta krijojë bindjen se nga viti 1906 Isa Boletini po bëhej figure e fuqishme kombëtare pranë Nexip Dragës dhe Hasan Prishtinës. Isa Boletini më 1908 me sugjerim të HYs Popovës do të I dergoi 11 të rinjë që të shkollohen në Selamik dhe 3 të rinjë në Stamboll. NJëri nder ta ishte Myderriz Avdullha Xhakja. Në këtë fushatë sipas Haxhi Fejzës (Djalë I Haxhi Sadrisë) kishte marrë pjesë edhe Haxhi Sadria. Lidhur me këtë nuk ishte e rastësishme vënja e Haxhi Sadrisë në krye të Koamndës së Llapjanëve që ta follojnë luftën çlirimtare të parët në Vilajetin e Kosovës në mars të vitit 1910.

Në Vilajetin e Kosovës në fillim të vitit 1910 do të themlohet gjithnjë në bazë të Shoqërisë “Ja vdekje, ja liri” një shtab politiko ushtark, ku bënin pjesë: Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Aqif Pash Tetova?, Ibrahim Temo, Idriz Sferi dhe Haxhi Sadria. Në këtë shtab Haxhi Sadria, ishte emruar drejtues i djalërisë Llapit I përbërë prej TRI resoreve: Resori i Kanunit; Resori I Sheriatit dhe Resori I luftës për liri, nëse nuk realizohen dy të parat.

Në këto rrethana, vendimin për kryengritje në LLap, dokumnetet arkivore e saktësosjnë se do të mirret në Odën Historike të HYS POPOVËS, në Popovë më 26 dhejtor 1909. Drejtimi i kryengritjes I besohet Haxhi Sadrisë, një luftetar i rryer në luftëra dhe kuvende nga viti 1877 pa u ndalë kurrë, ku kishte treguar intelegjencë të lartë dhe besnikëri ndaj kombit të vet. Në këtë mision madhor kombëtar Haxhi Sadrinë do ta shoqërojnë: Isam Uka që i kishte kaluar 12 vjetë në ushtri dhe ishte njohës I mire I përdorimit të topave. Në fillim Haxhi Sadria do ta sulmojë me 120 kreshnikë qendrën ushtarke turke në Merqez. Merqezin e drejtonte Sharif Bej me origjinë arabe. Ishte I njohur për anarki me 80 nizamët e tij. Në të njetën kohë të sulmit në Merqez në fillim të marsit 1910, Shaqir Igrishta do t` I tubojë 22 hafije të Valisë dhe të gjithë do të denohen me vdekje. Pas çlirimit të shqiptarëve të burgosur në Merçez, me qellim që të grabitet armatimi, Shtabit të Haxhi Sadrisë do t` I bashkohen: Islam Bulliqi, Brahim Hertica, Hys Popova, Ajet Repa, Mulla Osamn Vuça, Mulla Mustafë Braina, Bahtir Talla, Ramë Vllasa. Nga 23 mars 1910 Haxhi Sadria do të I kryej dy detyra qensore: do ta çlirojë Merçezin dhe do ta mabjë një Kuvend në Letanc, sepse kuvendi në gjami të Bradashit më 17 shkurt 1910, kishte deshtuar për shkak të dimrit të egër. Pra në Letanc do të jipet kushtrimi dhe caktohet stratregjia e luftës. Nga kjo kohë do të lëshohet kushtrimi, për ta çliruar Prishtinën. Kështu ligjërishtë I shpallej luftë Perandorisë, dhe I jipej ultimatum Serbisë që t` largohët nga trevat e Toplicës, për ndryshe do të sulmohën në çdo koha pa paralajmërim.

Luftë në dy fronte

Lidhur me këtë, së pari duhej të mproheshin pikat strategjike në Perpellac, Merdar dhe Kullë të Asqerit në Miriofc. Duhet të themi se ushtria serbiane ishte në kufi, por ajo kishte miqësi me Portën dhe në asnjë çmim nuk donte FAKTORIZIMIN E SHQIPTARËVE. Pastaj, Kreshnikëve të Haxhi Sadrisë u duhej ta mirrnin pikën strategjike në Kulinës, ku nizamët turq I kishin istikamet me gjashtë topa. Marrja e kësaj pike strategjike ishte paraparë të zgjatë nga 1 prili deri më 7 prill 1910.

Haxhi Sadria I shoqëruar nga Brahim Hertica, Islam Bulliqi, Nurë Shatri,Nezir Xhakja dhe Zymer Hoti me tri taborre (seicili tabor nga 50 krrshnikë sulmues dhe 100 vullnetarë rezervë) do t` e grabisin të gjithë armatimin e rendë Osman, por çuditërisht topat ishin lënë pa municioni. Meqë ishin rrethuar nga të gjitha anën, nizamët osamnëli do të largohen nga Maja e Kulinës më 4 prill kah Besia dhe Prishtina, duke I harruar TRI xhyle topi. Për një moment në një pjesë të malit Brahim Herica, do të I hetojë gjylet e skajuara dhe do ta lajmërojë Koamndantin Haxhi Sadrinë. Për një gjysmë ore sipas: Mustafë Stubllës, Met Podievës, Haxhi Fejza(djalë I Haxhi Sadrisë, I cili I kishte katër djem: Jetullahin, Fetahin, Hajrën dhe Fejzën), topat do të përgatiten dhe drejtohen tytat e tyre kah Besia dhe Prishtina. Gjithnjë sipas tyre Brahim Hertica dhe Nurë Shatri, do të hudhin shkrepin xhylen e parë, e cili do të shpërthejë në Besi. Gjylja e dytë që do të shkrepet nga Haxhi Sadria, Islam Bulliqi, Zymer Hoti dhe Nezir Gjakja. Shkrepja e saj do të ndodhë në bregoren veriore të Prishtinës, për ta alramuar Myteserifin që duhet ta dorëzojë qyetin e Prishtinës. Gjylën e tretë do ta drejtojnë që të arrijë në lumin Puzerkë , të cilën do ta shkrepin: Haxhi Sadria dhe Brahim Herica. Të kuptohemi topat ishin të kalibrit të gjatë. Në mbramje myteserifi do të kërkojë bisedime me kryengritësit. Por lufta me dëme të mëdha në të dy anët do të vazhdojë në Besi dhe Trudë. Kryengritësit po I afroheshin Prishtinës dhe Shtabi I Haxhi Sadrisë menjëherë do të vëndoset në Besi.

Çka deshmojnë burimet arkivore nga 22 marsi/4 prilli-18 maji 1910

Dokumentet diplomatike austriake, ruse dhe serbiane dëshmojnë se Haxhi Sadria me kreshnikët e tij më 22 mars/4 prill 1910 e ka filluar luftën e rrufeshme kundër ushtrisë turke në Merçez për t` u zgjëruar dhe përqëndruar në Gryken strategjike në Kulinë. Në dokuemnte thuhet: Në këtë moment beteja ka filluar në Lap. Dy batalone dhe tri bateri turke po marrin pjesë kundër 350 kryengritsve shqiptarë. Krismat po ndihen në Prishtinë. Lufta po zgjatë qe katër orë. Shqiptarët po bëjnë heroizëm, dhe nëse ushtria nuk arrinë deri në mbramje t` I rrezistojë frontit shqiptar në Kulinë, atëherë do të rezikohet shumë keq Prishtina dhe Shkupi, sepse Llapjanëve po I vjen në ndihmë Permalina, Drenica dhe Gallapi. Në këtë luftë, dokuemntet diploamtike del se e këshillojnë Serbinë që të koncentrojë ushtri reservë në Perpellac-Medar-Kull e Asqerit, sepse kryengritësit e pezamtuar ende I kanë palgët e njoma nga tragjedia në Sanxhakun e Nishit dhe sigurisht Shtabi I tyre nëse fiton në frontin e Prishtinë,s e do të fitojë, do ta drejtojë forcën më vonë edhe andej kah Toplica, aq më pare kur muhaxherët e përbëjnë 80% të kryengr