Njihuni me dembelët më të mëdhenj të horoskopit

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 11:07
Njihuni me dembelët më të mëdhenj të horoskopit

Të qenurit dembel është një ves, nga i cili nuk mund të hiqet dorë lehtë dhe prandaj këta persona cilësohen si të “pandreqshëm”. Përtacët e kanë të vështirë të lëvizin edhe për të marrë ushqimin e tyre, sepse e shijojnë më shumë jetën duke qëndruar ulur apo shtrirë. Sipas horoskopit ka 3 shenja që janë më përtace nga gjithë të tjerat, me të cilat mund të njiheni më poshtë.

Demi

Demat  i përkushtohen shumë punës që kanë në duar, por kur rrugës i dalin detaje të tjera, ata tërhiqen. Ata e kanë më të lehtë të vështrojnë natyrën apo frigoriferin me orë të tëra, se sa të përfundojnë atë çka kanë nisur.

Luani

Luanët i adhurojnë pushimet, duke harruar edhe përgjegjësitë e përditshme. Mirëpo, kjo nuk është një shenjë e mirë, pasi jeta nuk është vetëm argëtim. Përpiquni të jeni më fleksibël.

Bricjapi

Bricjapët e justifikojnë dembelizmin e tyre me faktin se nuk arrijnë gjithmonë atë që dëshirojnë. Por kjo nuk është arsyeja që të mësoheni me këtë gjendje, pasi gjithsecili duhet të bëjë punën që i takon.

(Kosova Sot Online)