Maska nga majoneza përtërin flokët e thatë dhe të dëmtuar

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 12:24
Maska nga majoneza përtërin flokët e thatë dhe të dëmtuar

Efekti i majonezës për flokë është më i fortë sesa efekti i preparateve të gatshme, ku duhet që, një herë në javë, t'i trajtoni flokët me këtë përzierje të bërë në shtëpi F alë vetive të veta, majoneza është në gjendje që të arrijë në flokë një efekt aq pozitiv, të cilin ndonjëherë nuk mund ta shkaktojnë as preparatet më të shtrenjta kozmetike për kujdes ndaj flokëve. Majoneza është në gjendje që t'i forcojë flokët, ta stimulojë rritjen e tyre, t'i hidratojë ato dhe t'ua japë një shkëlqim të natyrshëm. Nëse doni që flokët tuaja përsëri të bëhen të shëndetshme, të mëndafshta dhe shkëlqyese, atëherë kushtoni vëmendje maskës me majonezë. Ajo i forcon flokët, i bën më elastike, e përmirëson strukturën e tyre dhe është maskë ideale për ato femra të cilave flokët u rriten ngadalë.

Duhet ditur se për kujdesin ndaj flokëve më e mira është majoneza e bërë në shtëpi. Natyrisht, mund ta përdorni edhe majonezën e blerë, por në përbërjen e saj nuk ka përbërës aq të freskët dhe të dobishëm. Para së gjithash duhet ditur se më së miri është që maskën e majonezës ta veni në flokë të papastra, para se t'i lani ato. Majonezën, që e keni lënë në temperaturë të dhomës, e veni me brushë në flokë të lagëta e të palara, duke e përhapur në tërë gjatësinë e flokëve. Më pas duhet ta veni një qese të najlonit, e më pas ta mbështillni kokën me rizë, duke e lënë që të veprojë, të paktën, 30 minuta. Më pas lani flokët mirë e mirë me ujë të nxehtë, shampo dhe balsam për flokë, me qëllim të largimit të erës. Meqë majoneza ka strukturë mjaft të yndyrshme, shpëlarja e flokëve mund të zgjatë më shumë sesa rëndom. Maskën duhet ta veni të paktën një herë në javë, e te flokët tepër të thata dhe të dëmtuara, 2-3 herë në javë. Pas vetëm disa përdorimeve, flokët tuaja do t'ju jenë falënderuese, e ju do ta vëreni një ndryshim të pabesueshëm pozitiv.

(Kosova Sot Online)