Si të hiqni njollat nga mbulesa e tavolinës

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 08:34
Si të hiqni njollat nga mbulesa e tavolinës

Nëse ndonjëherë ju është dashur të hidhni mbulesën tuaj të preferuar shkaku i njollave, tani s’keni pse e bëni më.

Gjatë çdo vakti, është shumë normale të na ndoten mbulesat e tavolinës, qoftë nga fëmijët ose nga vetë të rriturit, shkruan “SouthernLiving”.

Vera e kuqe

Menjëherë lageni me ujë të ftohtë dhe tereni pak me lecka letre. Pastaj përdorni detergjent të lëngshëm për ta larë.

Vaji

Tereni vajin sa më shumë me leckë letre, pastaj lajeni mbulesën me ujë të nxehtë dhe detergjent të enëve, më pas lajeni si rregullisht.

Kafe ose çaj

Njëjtë sikur verën e kuqe, lageni me ujë të ftohtë, pastaj me detergjent të lëngët.

Lëng boronice

Menjëherë lajeni me ujë të ftohtë dhe detergjent të enëve, pastaj e lani rregullisht

(Kosova Sot Online)