Kështu duhet t’i ruani qerpiktë e mbjellur që të ju qëndrojnë më gjatë

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 10:59
Kështu duhet t’i ruani qerpiktë e mbjellur që të ju qëndrojnë më gjatë

Për ju vajzat qe bezdiseni të shkoni të mbjellni qerpiktë çdo 2 javë, ne ju kuptojmë dhe kemi zgjidhje për ju. Që të kurseni para dhe vizita te estetistja kemi këshilla se si t’i ruani qerpikët që të zgjasin më shumë.

Qëndroni larg produkteve me bazë vajore

Që të mbani qerpiktë tuaj të gjatë dhe voluminoz për shumë kohë, qëndroni sa më larg produkteve vajore. Këtu përfshihen të gjithë pastruesit e fytyrës dhe maskave me bazë vajore.

Mundohuni të shmangni eye-liner’in

E dimë se kjo do të jetë pak e vështirë, veçanërisht për vajzat që vendosin eye-liner në baza ditore. Por sa herë vendosim eye-liner, është e vështirë ta pastrojmë pa fërkuar sytë e cila si rrjedhojë shkakton rënien e qerpikëve.

 Bëje gjumin në shpinë

Ne vajzat me qerpikë të mbjellur duhet t’i ikim sa më shumë fërkimit të syve. Kështu duke fjetur në shpinë, sytë tonë natën nuk fërkohen me jastëkun dhe qerpikët mbeten të pa cënuar.

Mos lagni sytë pas mbjelljes së qerpikëve

 Me siguri një këshillë të tillë ja u ka dhënë edhe estetistja juaj, që të mos lagni sytë në 24 orët e para të mbjelljes. Kjo lejon që ngjitësi i qerpikëve të bie në vend dhe t’i sigurojë qerpikët tuaj. Pasi të kaloni këto orë kritike, mund të pastroni sytë tuaj po me kujdes të shtuar.

(Kosova Sot Online)