Grimuesit kanë zbuluar nuancën ideale: Kjo ngjyrë e buzëkuqit u rri shkëlqyeshëm të gjitha femrave!

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 08:55
Grimuesit kanë zbuluar nuancën ideale: Kjo ngjyrë e buzëkuqit u rri shkëlqyeshëm të gjitha femrave!

Qoftë të jenë zeshkane, bionde apo brune, kjo ngjyrë e buzëkuqi do t’ju rrijë shkëlqyeshëm

Buzëkuqi i kafenjtë i shkëlqyeshëm, me një dozë të vogël të ngjyrës rozë u rri mirë bash çdo teni dhe nëntoni të lëkurës.

Ky buzëkuq jep një dozë feminiteti, përshtatet me cilindo tip grimi.

Është i pavërejtur, por mjaftueshëm i fuqishëm që të theksojë buzët në mënyrën më të mirë.

Nëse dëshironi të dukeni sensuale dhe joshëse zgjidhni këtë nuancë.

Nëse dëshironi t’i dhuroni mikes ndonjë buzëkuq, tani e dini me cilën nuancë nuk do të gaboni.

Këtë vjeshtë në trend është grimi i buzëve në stilin ombre, ndërsa bashkë me të është edhe një truk i shkëlqyeshëm që buzët të duken vizualisht më të plota.

Pra, mjafton që skajet e buzëve t’i përkufizoni me nuancën e hirtë të kafenjtë dhe në çast buzët do të duken me më shumë vëllim.

(Kosova Sot Online)