Rutina e Kim Kardashianit, që ka të bëjë me bukurinë dhe prodhimet në të cilat ajo betohet

  • E.K /
  • 04 nëntor 2020 - 15:23
Rutina e Kim Kardashianit, që ka të bëjë me bukurinë dhe prodhimet në të cilat ajo betohet

Bukuroshja e spektakleve, Kim Kardashian, gjatë një interviste ka shpalosur disa nga sekretet e saj dhe prodhimet që ajo përdor që të jetë kjo që është tani.

QERPIKËT E BUKUR

Ajo nuk mund të vë qerpikë të rremë 24/7, hijeshia e tyre vjen si rezultat i maskarës "Lancôme Hypnose". Kjo do t'ju bëjë që edhe ju t'i përngjani yllit.

PASTËRTI MAKSIMALE

Aroma e trëndafilave është "obsesioni im tani" ka thënë ajo për "PEOPLE". Le të jetë fytyra juaj e ngjashme me të yllit falë aromës së trëndafilave.

MBAJENI NGJYRËN

Mos prisni që Kim të ketë thonj jo të këndshëm. "Ngjyrat e mia të llakut në thonj janë gjithmonë pa shkëlqim", thotë ajo. "Më pëlqen xheli për thonj kështu që më pëlqen "OPI Samoan Sand".

THEKSIMI I FLOKËVE

Një nga gjërat më të mira për Kardashian-ët është se porsa ka lansuar linjën e produkteve për kujdes të flokëve. Kim pëlqen kremin që qetëson, derisa betohet në serumet kundër forcimit të flokëve e Kourtney pëlqen vajin nga farat e zeza kur ka ditë të lirë.

FSHINI GRIMIN

"Kur të arrij në shtëpi, pëlqej ta fshij grimin nga fytyra, por përtoj se jam përtace", thotë Kim. "Mendoj se është e rëndësishme të kujdeseni për lëkurën tuaj. Jam e obsesionuar me këtë krem "Neutrogena", sepse është i lehtë për ta përdorur".

LËKURA ËSHTË 'IN'

A mendoni për sekretin e fytyrës pa asnjë të metë? " 'Laura Mercier' ofron hidratuesit më të mirë', thotë ajo.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)