Lexoni edhe:
Mbani gjërat personale për vete, këto shenja horoskopi ju xhelozojnë
Njëra nga gjërat më bezdisëse është rregullimi i flokëve në mëngjes, andaj nuk ka femër në botë që nuk do t'i mirëpriste këshillat e mëposhtme, që ju ndihmojnë që brenda pak kohe të arrini flokë të përkryera
1. KURRË MOS I KRIHNI FLOKËT E LAGËT!
Krehja e flokëve të lagët është një proces që e dëmton shumë shëndetin e flokëve, andaj, shumica e stilistëve rekomandojnë që flokët të krihen pasi të jenë tharë dhe atë duke përdorur krehër me dhëmbë më të gjerë.
Mbani gjërat personale për vete, këto shenja horoskopi ju xhelozojnë Lexoni edhe:
2. KURRË MOS E DREDHONI FUNDIN E FLOKËVE!
Dredhimi i flokëve është një gjë që e kanë provuar pothuajse të gjitha femrat, mirëpo, nëse dëshironi ta krijoni iluzionin e flokëve më të gjatë është e rëndësishme që një t'i mos i dredhoni flokët edhe në fund, pra, fundi i flokëve të mbetet i drejtë. Ky trik iu mundëson që ta krijoni iluzionin e flokëve më të gjatë dhe dredhave më natyrale.
3. MOS I PASTRONI FLOKËT ÇDO DITË!
Nëse i pastroni flokët çdo ditë rrezikoni ta zhdukni yndyrën natyrale të flokëve, që është shumë e rëndësishme për mirëqenien e tyre. Mungesa e yndyrës natyrale në kokë shkakton tharjen e flokëve dhe dëmtimin e tyre.
4. VAJI I KOKOSIT
Këshilla më e mirë për trajtimin e flokëve është përdorimi i vajit të kokosit. Përdorimi i këtij vaji 'magjik' ju mundëson që të keni flokë me më shumë shkëlqim dhe më të shëndoshë.
5. MOS I PREKNI FLOKËT PA U FTOHUR!
Njëri nga gabimet më të shpeshta është prekja e flokëve që ende nuk janë ftohur nga përdorimi i hekurit për dredhim, drejtim apo nga tharësja e flokëve. Pra, gjithmonë lërini flokët të ftohen para se t'i stilizoni.
(Kosova Sot Online)