Ja si mund të krijoni balsam buzësh nga buzëkuqi i thyer

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 15:12
Ja si mund të krijoni balsam buzësh nga buzëkuqi i thyer

Nëse buzëkuqi juaj është dëmtuar deri në atë shkallë saqë nuk mund të përdoret, mos e hidhni, pasi që nga ky buzëkuq mund ta krijoni balsamin tuaj të preferuar .

ÇFARË JU DUHET

Buzëkuqi i thyer; - Tharëse flokësh ose mikrovalë; - Thikë; - Balsam të pastër të buzëve; - Brushë grimi; - Një enë e vogël; - Një kuti e vogël, e zbrazët, e balsamit.

HAPI I PARË

Copëtojeni tërësisht buzëkuqin e thyer dhe vendoseni në një enë, të qëndrueshme ndaj temperaturave të mikrovalës. Përdorni thikë për ta prerë buzëkuqin më saktë.

HAPI I DYTË

Shtojeni një sasi të balsamit të pastër të buzëve në enë dhe përziejeni me buzëkuqin e prerë.

HAPI I TRETË

Futeni në mikrovalë për 10-20 sekonda, derisa të shkrihet. Pasi ta nxirrni nga mikrovala, përziejeni mirë përzierjen e fituar.

HAPI I KATËRT

Derdheni përzierjen në një shishe të zbrazët të balsamit dhe futeni në frigorifer për disa orë.

(Kosova Sot Online)