Mënyrat natyrale për parandalimin e qepallave të lëshuara

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 15:06
Mënyrat natyrale për parandalimin e qepallave të lëshuara

Qepallat e lëshuara janë një shenjë e pleqërisë, andaj edhe nuk pëlqehen nga askush. Gjithsesi, ekzistojnë mënyra natyrale për parandalimin e lëshimit të qepallave.

1. ILAÇET NATYRALE

Ilaçet natyrale për parandalimin e lëshimit të parakohshëm të qepallave, që siç thamë krijojnë përshtypjen që jeni plakur, janë: trangulli, qeskat e çajit të kamomilit dhe patatet. Të gjitha këto produkte vendosen drejtpërsëdrejti në sy dhe lihen të qëndrojnë për 10-15 minuta. Për një rregullim më të shpejtë vendoseni të bardhtë e vezës në qepalla, megjithatë, një gjë e tillë preferohet vetëm para rasteve të veçanta.

2. HIDRATIMI

Lodhja e tepërt, stresi dhe mungesa e lëngjeve janë shkaktarët më të mëdhenj të lëshimit të qepallave. Andaj është shumë e rëndësishme që të konsumohen lëngje, sidomos ujë. Për më tepër, nëse veçse kanë filluar të shfaqen shenjat e para të qepallave të lëshuara, ju duhet të shmangni përdorimin e ushqimeve të njelmëta, alkoolit dhe kafesë.

3. MASAZHI

Një tjetër mënyrë e përshtatshme për parandalimin e lëshimit të lëkurës së qepallave është masazhimi i saj. Të paktën tri herë në ditë ngriheni me gisht lëkurën e qepallave në drejtim të vetullës dhe mbajeni në atë pozitë për 10-15 sekonda.

(Kosova Sot Online)